Një lajm i mirë vjen nga Kapshtica, ku bëhet me dije se është zvogëluar radha e gjatë e makinave.
Raportohet se pala greke ka nisur të punojë me katër sportele duke përshpejtuar edhe procedurat.
Më herët radhët në këtë pikë kufitare kanë arritur deri në 3 km, ndërkohë që gjatë natës autoritetet greke e kanë ndërprerë punën dhe në mëngjes puna ka vijuar me ritme të ngadalta.