Ja si u bë ndarja e Shqipërisë në 4 rajone. Ligji që kaloi pa zhurmë në Kuvend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si u bë ndarja e Shqipërisë në 4 rajone. Ligji që kaloi pa zhurmë në Kuvend

15:42 | 06/08/2020
në Kryesore
0

Në seancën e datës 29 korrik, mes 13 akteve që u kaluan në Kuvend (11 projektligje dhe 2 akte normative), deputetët ngritën kartonët jeshilë edhe për ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Nga Ardit Hoxha

81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim mori ky ligj që javën e shkuar, kur i gjithë debati politik ishte përqendruar në ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe që për këtë arsye kaloi në qetësi dhe pa shumë debat politik.

Read more

Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –

I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

Ligji në fjalë, me gjithë mungesën e debatit politik, normon një fushë shumë të rëndësishme në veprimtarinë e vendit, duke e ndarë Shqipërinë në 4 rajone zhvillimi.

Kriteret e ndarjes

Në relacionin shoqërues të ligjit thuhet se ligji është vijim i reformës administrative që u ndërmor në vitin 2014 dhe se pritet që të nxisë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve e zhvillimit territorial, si dhe synon një zhvillim të balancuar. Me këtë qëllim, kriteret që janë përdorur për të ndarë vendin në 4 rajone zhvillimi janë ekonomikë, të nxitjes së prodhimeve vendëse.

“Ligji synon të përcaktojë instrumente për zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë, duke siguruar nxitjen e zhvillimit të balancuar ekonomik, shoqëror e kulturor rajonal, të sigurojë që autoritetet politikëbërëse të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre planifikuese për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të rajoneve, të sigurojë harmonizimin e strategjive sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimore rajonale, duke e mbështetur atë edhe me buxhetin përkatës”, thuhet në relacionin shoqërues të ligjit.

Ndërsa në nenin 4, pikën 3 të ligjit theksohen kriteret mbi të cilat bëhet ndarja e një rajoni. “Rajonet e zhvillimit përcaktohen si njësi territoriale, që përfshijnë disa njësi të vetëqeverisjes vendore, duke konsideruar: a) vendndodhjen dhe pozicionin gjeografik të tyre; b) karakteristikat e zhvillimit socio-ekonomik; c) numrin e popullsisë; ç) perspektivën e zhvillimit ekonomik”, thuhet në ligj.

Synimet

Hartimi dhe më pas miratimi i këtij ligji nga maxhoranca me mbështetjen e opozitës parlamentare është ngritur mbi tri shtylla kryesore synimesh, siç janë: ndalimi i shpopullimit, ulja e papunësisë te të rinjtë dhe zvogëlimi i pabarazive.

“Shoqëria dhe territori shqiptar kanë pësuar ndryshime rrënjësore në tri dekadat e fundit. Migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane ka çuar në shpopullimin e vazhdueshëm të zonave rurale. Ndalimi i shpopullimit të zonave rurale dhe emigracionit është prioritet politik i legjitimuar, për shkak të projeksioneve demografike aktuale të pafavorshme dhe si shkak i nevojës për të ruajtur identitetin rajonal të Shqipërisë edhe në zonat më të thella të vendit, si dhe shmangien apo zvogëlimin e pabarazive territoriale. Një prioritet i dytë, i lidhur ngushtësisht me të parin, është nevoja për të luftuar papunësinë, në veçanti te të rinjtë. E ardhmja e të rinjve duhet të jetë në Shqipëri, në rajonet e tyre të lindjes, por që të nxitet kjo, zhvillimi socio-ekonomik duhet të mundësojë një cilësi më të lartë arsimimi, si dhe një ristrukturim rajonal të punësimit nga sektori parësor te sektorët e tjerë të ekonomisë. Prioriteti i tretë dhe më i rëndësishëm është se zhvillimi i qëndrueshëm i Shqipërisë ka nevojë për t’u mbështetur një model fleksibël të zhvillimit socioekonomik, që mbart paradigmën aktuale të konkurrencës p.sh. strategjinë e specializimit smart (të zgjuar), sipas së cilës, secili rajon është i rëndësishëm dhe qasja e zhvillimit rajonal dhe kohezionit nxit rritjen ekonomike nëpërmjet zvogëlimit të pabarazive. Prioritetet e mësipërme nuk mund të zbatohen me të njëjtat mjete dhe intensitet ndërhyrjeje në të gjitha zonat e Shqipërisë. Prandaj, qasja e politikës rajonale është e nevojshme si politikë e orientuar kundrejt të gjitha rajoneve dhe territoreve të Shqipërisë, duke qenë se përqendrohet mbi potencialet e tyre dhe përdor mundësitë dhe aty ku është e nevojshme ofron burime të jashtme për të zbutur hendeqet e zhvillimit”, citohet në relacion.

/ Gazeta Panorama/

Etiketa: 10 deputetët më pak aktivëakte normativeArdit HoxhaJa si u bë ndarja e Shqipërisë në 4 rajone. Ligji që kaloi pa zhurmë në Kuvendligjindryshimet kushtetuesePër zhvillimin rajonal dhe kohezionin

Të Lidhura

Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –

Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –

nga 27
15:17 | 05/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se Komisioni i Ligjeve refuzoi të shqyrtojë në thelb projektligjin e PD-së për...

I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

nga 27
15:09 | 05/02/2026
0

Një familje shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në banesën e tyre në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit nga...

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

nga 27
14:47 | 05/02/2026
0

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi...

Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

nga 27
14:33 | 05/02/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një emergjencë...

Para
Vdes muezini i “Shën Sofisë” pak ditë pasi thirri ezanin

Vdes muezini i "Shën Sofisë" pak ditë pasi thirri ezanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –

Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –

15:17 | 05/02/2026
I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

15:09 | 05/02/2026
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

14:47 | 05/02/2026
Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

14:33 | 05/02/2026
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ –

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ –

14:19 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –
  • I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –
  • Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –
  • Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –
  • Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ –
  • Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së –
  • I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com