Në spitalin e Beratit janë konfirmuar 8 raste të reja me të infektuar me Covid-19. Bëhet me dije se të infektuarit janë 5 infermiere në Pediatri, Kirurgji dhe Urgjencë.
Ndërsa, 3 janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.
Po ashtu një rast është në Drejtorinë e Tatim Taksave. Mësohet se ky i fundit është infektuar se bashku me gruan dhe janë të karantinuar prej 4 ditësh në banesë.