Autoriteti i Aviacionit Civil grek ka njoftuar sot se të gjitha fluturimet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të operohen vetëm në Aeroportin “Eleftheros Venizellos” të Athinës duke përjashtuar aeroportet e tjera.
“Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve tona fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të operohen nga sot, 1 gusht deri më 15 gusht vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës Eleftherios Venizelos ” , duke përjashtuar rrugët në aeroportet e tjera”
Një ditë më parë Shërbimi Ajror Grek kishte njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, deri më 15 gusht.