Klemend Balili shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë. Lajmi konfirmohet nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një deklaratë për median jashtë Kuvendit ku tha; “Në dijeninë time personi që ju flisni është shkarkuar për ti dhënë mundësinë organeve të hetimit për ta marrë personin ta hetojnë si qytetar i lirë”. Manjani u mundua të ndante përgjegjësinë politike të LSI_së nga veprimet e Balilit. “LSI e ka të konfirmuar mosmbrojtjen politike ndaj askujt kryetar anëtar votues apo simpatizant të LSI-së. Ne nuk mendojmë se partitë politike duhet të konkurojnë me organet e ndjekjes penale që kanë mbështetjen time maksimale por dhe të LSI-së. Ne mendojmë se çdo kush e ka kokën në shpatullat e veta dhe nuk ka pse të ngatërrojmë detyrat apo cështjet personale me ato të menaxhimit”
Manjani pranoi se kishte dijeni për hetimin disa mujor dhe se për këtë kishte përcjellë të gjithë letërporositë e nevojshme. Ministri përshëndeti atë që e quajti qëndrim “profesional” të policisë dhe garantoi mbështetjen e tij si mininistër por dhe se nënkryetar i LSI-së në hetimin e kësaj çështje.
Policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin Klemend Balili, 44-vjeç, nga Saranda, biznesmen i njohur atje si dhe drejtor i Drejtorisë së Transportit në këtë qytet. Ai cilësohet edhe si “Eskobari i Ballkanit”.
Ai është shpallur sot në kërkim pas një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës. Aksioni u ndërmor në Greqi pak ditë më parë me arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të shumë të tjerëve. Të gjithë dyshohen të përfshirë në një rrjet të fuqishëm të trafikut të narkotikëve me përfitime qindra milionë euro.
Burime konfidenciale te cituaa nga mediat greke konfirmojnë se organizata kriminale është mjaft aktive në Belgjikë, Holandë, Bulgari, Itali dhe Spanjë, ndërkohë që Greqia është pika kryesore nga ku lënda narkotike nis rrugëtimin e saj të jashtligjshëm drejt tregjeve europiane.
Flet edhe Policia Shqiptare: Jo vetëm Balili, hetim për të tjerë kriminelë