“Eksportet po rriten dhe inflacioni i ulët nuk është shqetësim”
Ministri i financave Arben Ahmetaj i quan të pavërteta lajmet se kanë rënë eksportet, investimet e huaja dhe kreditë dhe njëkohësisht deklaron se inflacioni i ulët nuk përbën problem serioz për ekonominë e vendit. Ndonëse një fjalim politik në Kuvend, me të cilin shigjetonte opozitën, ministri i financave, duke referuar një raport të Bankës së Shqipërisë, nuk ka shprehur shqetësime për situatën në ekonomi. Sipas tij ekonomia e ka marrë veten dhe është “Opozita që po keqinterpreton shifrat e ekonomisë dhe po nxin realitetin se synon që në këtë mënyrë të vijë në pushtet”.
Ministri Ahmetaj tha gjithashtu se qeveria e tij është e angazhuar për të përmirësuar klimën e biznesit dhe paralajmëroi se “I vetmi ndryshim në taksa do të jetë ulja e taksave kur të vjë koha”, por pa e specifikuar se kur.