Flakët e zjarrit që kanë përfshirë malet e Shëngjinit vijojnë të përhapen me shpejtësi. Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri ka dëmtuar një aset turistik mjaft të rëndësishëm siç është ky mal në zonën e Ranës së Hedhun.
Ndërkohë sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Deri më tani në qarkun e Lezhës janë 15 vatra zjarri aktive, për të cilët duket se puna është e vështirë për ta bërë të mundur shuarjen e tyre.