Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka dërguar një njoftim për shtyp, për vizitën që po mban në Washington. Sipas njoftimit, ai u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Michael Mçaul. Por ajo që të bie në sy është prania në njërën prej fotove e Anastas Angjelit, një ish-ministri socialist që tani është biznesmen, pronar i një universiteti privat. Angjeli u largua disa vite nga politika për tu kthyer së fundmi si deputet i Partisë Socialiste, por mesa duket miqësia me Metën, të cilin e ka pasur shef (kryeministër) dikur është akoma e fortë. Në njoftim për mediat Meta e quan këtë vizitë në rolin e Kryetarit të Kuvendit, por ne fakt çdo vizitë e një politikani shqiptar përtej Atlantikut ka vetëm një arsye; të tregojë që gëzon mbështetje amerikane.
Vizita e Metës në SHBA u lajmërua nga një shkrim i paguar në një prej gazetave vendase, Washington Times, pikërisht gjatë kohës që kryeministri Edi Rama ndodhej për vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.