Ish-Kryeministri Sali Berisha si çdo të enjte në seancën e Kuvendit ka qënë protagonist i përplasjes me kryeministrin Rama. Sot ai e ka cil;ësuar atë “Eskobarin” e Ballkanit duke marrë shkas nga lajmet e fundit [për një zyrtar të përfshirë në rrjetin e tregëtisë së drogës.
“Kreu i Meduzës u largua, nuk pati burrërinë të qëndronte e të dëgjonte përgjigjet e problemeve që ai shtroi dhe akuzave që bëri, por kësaj herë unë e justifikoj largimin e tij. Ai e dinte që unë sot kisha një përshëndetje për të. Urime Edskobar! Të mungonte ky titull, e fitove, tani për tani “Edskobar” e ke për Ballkanin, ju garantoj se shumë shpejt do ta ketë për Europën dhe botën. Ky është shefi i organizatës më të rrezikshme kriminale që ekziston në Europë dhe botë”.
Më tej Berisha edhe një herë i është kthyer çështjes “Shullazi” duke denoncuar faktin se banda e tij kërcënon dhe dhunon qytetarët. Sali Berisha ka lexuar një akt shtetëror të policisë, sipas të cilit një qytetar nga Librazhdi është dhunuar nga dy persona të cilët janë rojet e Emiljano Shullazit. Të gjitha këto sipas Berishës janë të lidhur me qeverinë.
“Sot do lexoj një dokument që tregon se çfarë organizate kriminale jeni. Në 21.12 2015 shtetasi me iniciale X.X nga Librazhdi po qëndronte tek rruga e Kavajës duke pritur një të afërmin e vet. Në këtë kohë i janë afruar dy shtetas dhe i kanë kërkuar se pse po qëndron. Shtetasi nga Librazhdi ka deklaruar se po pret një të afërm, më pas i kanë kërkuar dukument idenfikimit dhe i kanë bërë foto më pas ja kanë nisur Shullazit.
Për të konfirmuar gjeneral Shullazi nëse ky është i rrezikshëm apo jo, pas konfirmimit nga Shullazi se ky person nuk ka rrezikshmëri, të dy shtetasit e kanë goditur dhe e kanë lënë të lirë, qytetari pasi ka kryer një distancë rrugë ka takuar një patrullë policie dhe u thotë se dy veta e kanë kërcënaur me jetë. Kjo konfirmohet edhe nga salla operative e policisë së Tiranës.
Policia ka mbërirur dhe ka shoqëruar dy personat: Valment Pelivani 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistolete TT e mbushur dhe gati për qitje dhe Bekim Zenollari 32 vjec dhe iu gjet një TT me fishek në gojë, por që pretendon se ishte polic burgjesh dhe e vërteta është si ishte polic burgjesh. Këto të dhëna janë të shkruar në procesverbalin e kapjes në flagarancë. Këta shtetas dyshohet se kanë kërcënuar në tjetër shtetas që ka bërë kallëzim në komisariatin nr. 2 Tiranë.
Të dy shtetasit janë të evidentuar në kartotekën e policisë, që kanë lidhje me Shullazin. Dhe në momentin kur kanë kanosur shtetasin nga Librazhit ishin në zonën e Shullazit për të ruajtur shtëpinë e Milit të PS.
Burime të sigurta brenda policisë dëshmojnë se pas një ore janë shpoqëruar dy rojet e Emiljano Shullazi. I është kërkuar puunonjësit të policisë që të paraqitet urgjent në polici dhe është pritur ky oficer policie nga zv. drejtori i polcisë Ermal Muço.”