Të martën rreth orës 08:25 policia është njoftuar nga pronari i një biznesi se i është thyer xhami i derës së subjektit në kryeqytet.
Pronari S.A., është shprehur se ka gjetur disa gëzhoja armësh zjarri ndërsa xhami i derës ishte thyer.
Për ngjarjen në fjalë po kryhen hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.