Nuk është ai që duam, por ai që duhet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është ai që duam, por ai që duhet!

06:38 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Çim Peka

Vota dhe përgjegjësia politike, stabiliteti politik, efikasiteti qeverisës, cilësia rregullatore, sundimi i ligjit, kontrolli ndaj korrupsionit janë elementë vetëm të kriterit politik që përcaktojnë fundin e tranzicionit. Si të tillë, sa herë që vendi futet në proces zgjedhor, politika dhe media i rikthehen temës së mundësisë së dhënies fund të tranzicionit. Një debat i tillë është ndezur dhe kësaj radhe.

Ndaj dhe nuk është për t’u habitur që skalioni mediatik që në 2013 dhe në 2017 na paraqisnin Edi Ramën si liderin apolitik, i cili do të sillte fundin e tranzicionit në Shqipëri, sot i mëshojnë idesë se Lulzim Basha nuk përfaqëson as rotacion, e as mundësinë e dhënies fund të tranzicionit. Edhe pse së paku sot duhej të heshtin në shenjë pendese, ata sot janë në sulm sipas një skenari të mirëcaktuar nga zyra mediatike e kryeministrit në hall. Një nga mënyrat më efikase të propagandës është që në pamundësi mbrojtje, kundërshtari duhet të baltoset sipas teorisë që ‘ja iku ky, por nuk ka kush vjen’.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Profili i alternativës ndaj Ramës për shumëkënd nuk është ai që ne kemi në mendjen tonë, por ai ekziston, dhe ekziston në formën dhe përmbajtjen e Lulzim Bashës. Me të mirat dhe të këqijat e veta. Lulzim Basha për shumicën e shqiptarëve është lideri atipik. Ai nuk ngjason me asnjërin. As me Berishën, as me Nanon, as me Ramën, e as me Metën. Pjesa dërrmuese e opozitës kanë pritur të shohin te Basha një version të ri të Berishës, një kopje të tij, të veshur me një ambalazhim tjetër.

Një pjesë tjetër kanë pritur të shohin një opozitarizëm të tipit Rama, të shkatërrimtarit, të anti-kompromisit, të atij që i vë flakën gjithçkaje për të ardhur në pushtet.

Një pjesë kanë pritur të shohin te Basha pazarxhiun e tipit Nano, të atij që ulet me këdo, që bën çdo lloj kompromisi në funksion të ambicieve të tij politike.

As bulldozerin Meta nuk e kemi parë te Basha.

Dhe me sa duket, aseti më i madh i Bashës në këtë përballje finale për të dhe për shumë të tjerë, është ajo për çfarë nuk është sesa ajo për çfarë është.

Si për shumë të tjerë, edhe për mua Lulzim Basha nuk është ai që doja të ishte. As nuk duhej të kishte bërë gjërat që ka bërë. Më së paku nuk duhej të bënte marrëveshjen e 2017-ës, dhe betejën e bojkotit duhej ta çonte deri në fund, duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 2019-ës.

Por, duke mos qenë ai që ne duam, është pikërisht modeli i kundërt i politikanit të tranzicionit. Përballë Edi Ramës ai ndryshon si dita me natën.

Për mua, Edi Rama nuk ka përfaqësuar kurrë modelin e politikanit që mund t’i jepte fund tranzicionit politik. Përkundrazi, ai përfaqëson ekstraktin më negativ të një supe ku përzihen që nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Me pak fjalë, merr elementët më negativë të personazheve të mësipërm, përzieji dhe të del Edi Rama. Aty gjen megalomanin, banditin, frikacakun, trafikantin, të shiturin, të blerin, të kapurin peng, viktimën, agresorin, fetarin, ateistin, amoralin, shantazhuesin, të shantazhuarin. Çfarë nuk gjen te ai.

Përballë tij është Lulzim Basha. Dikush që u fut në politikë plot 15 vjet pas Edi Rames, sa gjysma e periudhës së tranzicionit. Dikush që kudo që shkoi në funksione publike kishte nga një prioritet madhor, të cilin pati rol të rëndësishëm ta realizonte. Ishte Ministër i Transporteve në kohen kur u nisën dhe përfunduan projektet më madhore infrastrukturore në historine e vendit. Ishte Ministër i Brendshem në procesin e liberalizimit të vizave. Ishte Ministër i Jashtëm në kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Historia e tij në Bashkinë e Tiranës ishte ndryshe. Me katrahuren e bërë në Tiranë para dhe pas Bashës, fatkeqësisht ai sot del personazh pozitiv për atë që nuk bëri sesa për atë që bëri. Së paku nuk e shkatërroi Tiranën siç bëri Edi Rama, dhe as nuk e ktheu në lavatriçen e pastrimit të parave, siç po bën Erion Veliaj.

Profili individual i Lulzim Bashës, duke qenë ai që ne nuk donim të ishte, më rezulton të jetë pika më e fortë e tij. Ai nuk është as Berisha, as Nano, as Rama e as Meta. Duke mos qenë i tillë, nuk përfaqëson as liderin populist. Nuk është një politikan, të cilit i shkojnë pas militantë të verbër. As nuk ka militantë që janë të gatshëm të japin jetën për të.

Fatos Nano kishte që jo vetem i vinin pas, por ishin gati të sakrifikonin shumë gjëra për të. Ilir Meta vazhdon të ketë fanatikët e tij, dhe militantë që janë të gatshëm të shkojnë në luftë për të. Sali Berisha është histori dhe nivel tjetër. Pra, liderë politikë që kanë adhuruesit e tyre, por edhe kundërshtarët e urryesit më të flaktë. Edi Rama është ndryshe. Ai nuk ka adhurues. Ai ka vetem një grusht rilindësish, dhe pjesën dërrmuese që e urrejnë, jo vetëm demokratë, por edhe socialistë.

Dy elementë thelbësorë që analizohen nga sondazh-bërësit mbarë botës janë niveli i pozitivitetit dhe i negativitetit ndaj liderit.

Ndryshe nga eksponentët e tranzicionit, Lulzim Basha nuk ka nga pas militantë, të cilët janë të gatshëm ta japin jetën për të. Por as nuk ka negativitetin apo urrejtjen e elektoratit opozitar ndaj tij.

Pikërisht këtu fillon fundi i tranzicionit.

Etiketa: Çim Pekaefikasiteti qeverisëskryeministerstabiliteti politikVota dhe përgjegjësia politike

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Serbët vuajnë, pse nuk janë të bardhë

Serbët vuajnë, pse nuk janë të bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com