Eduard Halimi largohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi/ Imami: Arsye shëndetësore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eduard Halimi largohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi/ Imami: Arsye shëndetësore

21:50 | 11/05/2016
në Uncategorized
0

Deputeti demokrat, Arben Imami, ka konfirmuar në studion e Ora News largimin e deputetit Eduart Halimi nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ku mbante detyrën e nënkryetarit.

Imami tha se Halimi është larguar sot nga Tirana për arsye shëndetësore, por mohoi angazhimin e tij në Komision si zëvendësues. Në një intervistë për Oranews, Imami  tha:

“Zoti Halimi është larguar sot nga Tirana për arsye shëndetësore, shpresojmë  jo serioze”, tha Imami. Ai ka mohuar që do të jetë ai që do të zëvendësojë Halimin. “Nuk do të ishte e përshtatshme të zëvendësoja unë Halimin, nuk do të ishte në të mirë të reformës. PD ka shumë njerëz të aftë. Meqenëse unë kam marrë pjesë në një proçes të gjerë që ka dhënë këtë produkt që në vetvete është një produkt i mirë. Tani meqenëse kemi bindjen të gjithë se mund të ndërhyet, le të ndërhyet. Unë muaj përpara, në dhjetor, kam botuar një platformë si mund të bëhet një ndërhyrje kushtetuese, përfshirë edhe reformën në drejtësi dhe ruaj ato pikëpamje. Që ajo do të ishte zgjidhja më e mirë. Por në qoftë se del një zgjidhje tjetër më e mirë sigurisht që unë do ta votoja me kënaqësi. Nuk e di kush do ta zëvendësojë, do ta vendosë kryetari i PD-së”, tha Imami.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ai foli edhe për takimin e sotëm me dy ambasadorët dhe rezervat e PD-së ndaj mazhorancës për reformën në drejtësi.

“Takimi qe i vlefshëm për dyja palët, miqësor dhe konstruktiv. Të dy palët kanë përfituar. Qëllimi i përbashkët mbetet po ai, një reformë e drejtësisë dhe kushtetuese që krijon premisat për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta. PD nuk ka paraqitur një variant të saj për këto bisedime. Kemi një ide fillestare që e kemi përqafuar dhe është kolona e reformës, Byroja e Hetimit. PD e ka dhënë këtë mirëkuptim me kohë. Shpjeguam pozicionin tonë për shqetësimet dhe dyshimet tona. Nëse flasim për Byronë e Hetimit që është zemra e kësaj reforme mendojmë që do të duhej që të mbështeteshim më fort dhe më mirë në një model të sprovuar. Ka një problem që duhet zgjidhur, gjithë Kushtetuta ishte menduar që të funksiononte me një dhomë të dytë. Në momentin që ra, i kaluam në të vetmen dhomë që kemi. Zgjedhja e gjykatave të rëndësishme bëhet në rrugë politike, nuk dha rezultat në 20 vjet. Kjo ka nevojë për zgjidhje. Por, cili është modeli? Nuk  mund të votojmë pa e lexuar dhe njohur gjerësisht. Gjetëm mirëkuptimin nga ambasadorët. Mënyra si nisi procesi nuk ishte më e mira, Qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për mirëfunksionimin e gjyqësorit. Një gjyqtar nuk mund të përballojë 300 dosje në vit. Duhen përmirësuar kushtet e punës. Në vend që qeveria të niste të meremetonte ato që duheshin rregulluar, qeveria zgjodhi që nëpërmjet SOROS të paguajë një grup specialistësh, një pjesë e të cilëve kanë qenë në aparatet e dhunës së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe që sigurisht na krijojnë dyshime. Paraqet një draft që thotë se duhet votuar patjetër se kush nuk e voton është tradhëtar dhe i ka të gjitha të zezat. Të gjitha përmirësimet janë bërë bazuar në draft”, tha Imami.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Çfarë bën kjo artiste make-up me gjyshen e saj është fantastike

Çfarë bën kjo artiste make-up me gjyshen e saj është fantastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com