Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion ka reaguar lidhur me një shkrim të Pamflet, lidhur me shqetësimin e “sulmit” që po i bëhet ONM-istëve.
Përmes një postimi në Facebook, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion shkruan se shkrimi i Shoqatës ngre një kambanë të drejtë alarmi për disa persona që dhunojnë ashpërsisht Institucionin e sapo ngritur dhe “sapo gatuar” prej tyre, SPAKUN.
Postimi i plotë
Satiriku Pamflet, në një shkrim të tij i shqetësuar për “sulmin” që po i bëhet ONM-istëve, na tregon për bëmat e çmuara të tyre në vendin tonë, dhe se “po të ishte” për Genta Bungon, vettingun do e kishte kaluar edhe Zaganjori me shokë…;
E bej me dije satirikun Pamflet se, shkrimi i Shoqatës ngre një kambanë të drejtë alarmi për disa persona që dhunojnë ashpërsisht Institucionin e sapo ngritur dhe “sapo gatuar” prej tyre, SPAKUN.
Grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka sot SPAK dhe Gjykata Antikorrupsion, kanë kaluar vettingun e vëzhguesit Theo me vendim të formës së prerë. A mund të klasifikohen këta magjistratë si të korruptuar? A mund të quhen të paaftë? A mund të quhen të lidhur me botën e krimit?
Theo dhe disa nga shokët e tij, kanë thënë JO!
Këta gjyqtarë dhe prokuroë duhet të bëjnë drejtësinë “moderne” në Shqipëri. Dhe kështu po ndodh! Por unë dhe pjesa dërmuese e juristëve dhe opinioni publik në vend, nuk e konceptojnë dot dhe nuk arrijnë ta imagjinojë SULMIN që i nderuari Theo i bën prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK. E Përse ?! Sepse vendosën të pezullojnë dhe marrin në përgjegjësi penale,”gjyqtarin” Luan Daci.
Kërkoj të iluminoj Satirikun “Pamflet” se, vëzhguesit Theo dhe disa prej kolëgëve të tij, sot bëjnë një jetë përallore në Shqipëri, me rrogë sheikësh dhe ofiqe mbretërore, prandaj shantazhi që i bëjnë sot, organit më të lartë të hetimit, përbën shqetësim jo vetëm për t’a, por për gjithë rendin publik në vend.
Përse vëzhguesit Theo dhe disa prej kolegëve të tij, ju “dhimbset” kaq shumë gjyqtar Luan Daci dhe disa nga kolegët e tij në KPA?!
Plotësisht e thjeshtë, sepse Theo ka mbyllur sytë kur në krye të apelit të vettingut janë emëruar persona që nuk plotësonin asnjë nga kriteret për të qenë aty. Ky zyrtar dhe kolegët e tij, kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar që falsifikatorët dhe të paaftët të emërohen në apelin e vettingut.
Prandaj, satiriku Pamflet duhet të mbështetë kritikën dhe shqetësimin real që përcjell sot opinioni publik dhe Shoqata, dhe jo të bëjë oponencë në mbrojtje të një apo disa personave që kërkojnë të “përdhunojnë” Drejtësinë e Re.
Çuditërisht, me vijnë ndër mend fjalët e të kryqëzuarit Jezus, Fali zot se nuk dinë çfarë bëjnë….!