Fatmir Toçi: Koço Kokëdhima është bërë “beu i Jugut”, e ka kthyer në çifligun e vet
Kthehet debati brenda Partisë Socialiste. Disa deputetë të grupit parlamentar të kësaj partie, kanë shfaqur sot hapur kritikat e tyre për qeverinë Rama. Debati është përqëndruar tek shtyrja e kongresit dhe nga nevoja për analizë të punës së qeverisë.
Sipas burimeve të “Oraneës” Një prej deputeteve më active në këtë debat ishte Arta Dade e cila ka pyetur mbi motivet që nuk bëhet analiza e qeverisë. Ndërsa deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi ka kritikuar ashpër deputetin Koço Kokëdhima, të ciline ka quajtuar “beu i Jugut”. Në debat e sipër, Toçi ka deklaruar se Koço Kokëdhima e ka bërë jugun çifligun e vet dhe ka vonuar punën organizative. I kontaktuar nga “Ora Neës” deputeti Toçi tha se shqetësimet e ngritura brenda në grup janë çështje që duhet të mbeten brenda strukturave.
Pas mbledhjes së dominuar nga kritikat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi deklaroi se nuk është praktikë të bëhet analizë e punës së ministrave por gjithsesi këto dhe të tjera shqetësime do të diskutohen.