Trump vizitë në monumentin gjigant mes polemikash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vizitë në monumentin gjigant mes polemikash

09:41 | 04/07/2020
në Bota, Kryesore
0

Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë të mërkurën monumentin gjigant “Mount Rushmore” në Dakotën e Jugut duke shënuar fillimin e festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, me një shfaqje patriotike me fishekzjarre para një turme prej mijëra njerëzish. Monumenti është një skulpturë masive ku janë skalitur portretet e presidentëve amerikanë George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

Por planet e Presidentit kanë shkaktuar polemika lidhur me rrezikun e përhapjes së koronavirusit apo ndonjë zjárri të fuqishëm si pasojë e fishekzjárreve, së bashku me protesta nga grupet indigjene.

Kjo do të jetë shfaqja e parë me fishekzjarre në “Mount Rushmore” që nga viti 2010 kur Shërbimi i Parkut Kombëtar ndaloi organizime të tilla lidhur me shqetësime se ato mund të bëhen shkak për zjárre. Memoriali rrethohet nga 486 hektarë tokë e pyllëzuar dhe ndodhet ngjitur me shkretëtirën pyllit kombëtar të Black Hills.

Read more

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Vizita e zotit Trump vjen gjatë një debati kombëtar mbi monumentet që nderojnë udhëheqësit amerikanë të cilët kanë patur skllevër apo pikëpamje raciste. Universitetet dhe qeveritë lokale në të gjithë vendin po heqin monumentet që kanë nxitur debat, në një kohë kur shumë amerikanë po protestojnë për të gjetur mënyra se si të adresohet racizmi sistemik pas vde.kjes së George Floyd, një afrikano-amerikani, i cili humbi jetën në duart e policisë në muajin maj. Presidenti i ka kritikuar vazhdimisht protestuesit që duan të heqin statujat e udhëheqësve dhe figurave të Konfederatës që kanë mbështetur skllavërinë dhe epërsinë e racës së bardhë. Zoti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në muajin qershor duke urdhëruar agjencitë federale të zbatimit të ligjit që të ndjekin penalisht ata që dëmtojnë monumentet në tokë federale.

Zgjedhja e “Mount Rushmore” si sfond i festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë është një strategji politike që rrjedh qartë nga debati për monumentet, thotë Vanessa Beasley, e cila jep mësim mbi retorikën presidenciale në universitetin Vanderbilt.

“Trump në thelb po përpiqet t’i thotë audiencës së tij bazë: nëse nuk ju pëlqen ajo që po ndodh me të gjithë këta monumente, do të shkoj tek monumenti më i madh dhe më i palëvizshëm e do ta shpall sikurse të ishte i imi”, thotë zonja Beasley për “Zërit të Amerikës”. “Nuk mendoj se ka ndonjë nuancë ose paqartësi në atë mesazh”.

Ndërsa vendi po përjeton një rritje të rasteve të reja me koronavirus, prej 80 për qind në dy javët e fundit, zyrtarët e shëndetësisë u kanë kërkuar amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi më 4 korrik, ndryshe nga tradita me festime të mëdha e parada në qytetite.

“Zgjedhja më e sigurt është që kjo ngjarje të festohet në shtëpi”, thuhej në një deklaratë të Autoritetit Shëndetësor të Oregonit.

Guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, një republikane që ka punuar me administratën për të organizuar festimet në “Mount Rushmore”, tha të hënën se të pranishmëve do t’u sigurohen maska, por nuk do t’u kërkohet të zbatojnë distancën sociale.

“Në Dakotën e Jugut, ne u kemi thënë njerëzve që të përqendrohen tek përgjegjësitë personale. Secili prej tyre ka mundësinë të marrë një vendim që i pëlqen. Pra do të kemi festime me rastin e pavarësisë dhe do të zhvillojmë një aktivitet të madhe 3 korrik”, tha ajo gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News” në fillim të kësaj jave.

Biletat për ngjarjen me kapacitet prej 7,500 personash u ndanë me llotari në qershor. Në një përpjekje për të balancuar liritë personale në raport me sigurisë publike, Presidenti dhe Guvernatori Noem kanë vendosur të mbështesin lirinë personale, thotë për “Zërin e Amerikës” Michael Cornfield, profesori i asociuar në universitetin George Washington. “Kjo është mjaft e rrezikshme”, shton ai./zeri i amerikes

Etiketa: abraham lincolnGeorge Washingtonmonumenti gjigant “Mount Rushmore”Presidenti Donald TrumpTheodore RooseveltThomas Jefferson

Të Lidhura

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

Para
Manastirliu paralajmëron: Nëse nuk zbatohen masat do izolohemi sërish (film)

Rritje rekord e të infektuarve, Manastirliu: Në spital ka të rinj me simptoma të rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com