Propozimi i Patozit për një kushtetutë të re, për një kontratë të re me qytetarët dhe dakortësia e ambasadorëve. Të gjitha detajet e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së me ambasadorët
Është mërzitur nga “diskutimet boshe” dhe ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku janë të pranishëm edhe ambasadorët Lu e Vllahutin. Është deputetja demokrate Jozefina Topalli e cila ka shprehur rezervat e saj për praninë e ambasadorëve në grupet parlamnentare të tri partive politike.
Ndërkohë në mbledhje, dy ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, kanë shprehur vendosmërinë e tyre se nuk do të tërhiqen pa miratuar refoëmn në drejtësi. Në këtë mbledhje ka munguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Burime të 27.al, thanë se deputeti Astrit Patozi ka hedhur idenë e një reforme tërësore kushtetuese, një kontratë e re me qytetarët. Në komunikim me dy ambasadorët, ai është shprehur : Investimi juaj kaq i madh do të ishte mirë të bëhej për një kontartë të re me qytetarët, për një kushtetutë të re në Shqipëri, për një republikë të re në Shqipëri
Ambasadorja e BE-së ka shprehur dakortësinë me deputetin patozi por është shprehur se kjo reform tërësore kushtetuese duhet kryer nga politika dhe për këtë duhet konsensusi. Ajo është shprehurse një kushtetutë e re dhe një re[publike e re I nevojitet vendit por kjo mund të realizohet vetëm nga shqiptarët.