Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.
Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkohë që Rama pritej të takohej me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ky i fundit ka refuzuar takimin e kryeministrin shqiptar.
Vizita e kryeministrit në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale ngriti aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.