Ambasadorët vendosin afate për reformën në drejtësi. Qershori do të jetë afati i fundit i vendosur nga BE dhe SHBA për miratimine kësaj reforme. Burime nga grupi parlamentar i PD-së, i thanë 27.al se ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin, ka deklaruar në takim me deputetët e PD-së që reforma në drejtësi duhet të miratohet brenda muajit qershor. “Nuk do të ketë ndihmë për Shqipërinë në se nuk do të votohet reforma në Drejtësi”, mësohet të ketë thënë ambasadorja e BE-së në fjalën e saj para deputetëve të PD-së.