Goditet grupi i trafikantëve, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen 12 mijë euro (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet grupi i trafikantëve, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen 12 mijë euro (film)

12:05 | 21/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Stafeta” duke goditur njw grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.

Policia ka arrestuar 6 persona si dhe ka sekuestruar shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Njoftimi i plotë:

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Stafeta”.

Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.

Vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordimin nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi gati 8-mujor ka finalizuar me sukses operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe ndalimi i shtetasve: A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Armëmbajtja pa leje.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/986051741849581/?t=0

 

Etiketa: 12 mije euroGjashtë personagrupi i trafikantëveOperacioni policor "Stafeta"sekuestrim

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
“Anti- Shpifje”/ Vokshi: Anulojmë dy ligjet kur të vijmë në qeveri, Rama e do me nxitim

"Rama është kërcënimi kryesor", Vokshi pas raportit të Venecias: AMA dhe RTSH po bëhen institucione partiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com