Livia Qose mjeke në Turqi, në “ABC e mëngjesit” ka folur për ilaçin anticovid që pos studiohet në Turqi.
Qose shpjegoi detaje të medikamentit “Favipiravir” për të cilët ekspertët në Turqi po studiojnë efektet pozitive te pacientët me COVID-19 duke thënë se ende nuk është gjetur një ilaç për koronavirus.
Më tej mjekja ka ndarë historinë saj në “ABC e mëngjesit” e cila tashmë duhet të ishte duke u përgatitur për dasmën e saj që preferonte ta realizonte në Shqipëri. Por për shkak të pandemisë, planet e saj ndryshuan.
“Më tepër na ka lodhur pasiguria, rregullat që ndryshonin çdo ditë. Por janë gjëra që ndodhin, dhe duke mos dashur që të ndryshojmë datën e kemi bërë në Ambasadën e Kosovës në Ankara”, u shpreh ajo./abcnews.al