“Lojtarët ishin të nervozuar, kaq mund të japim në këtë moment”, Sarri: Ronaldo nuk vrapon dot! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lojtarët ishin të nervozuar, kaq mund të japim në këtë moment”, Sarri: Ronaldo nuk vrapon dot!

12:34 | 18/06/2020
në Kryesore, Sport
0

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, nuk është parë aspak i qetë në mikrofonat e rrjetit “RAI Sport”, pas finales së humbur me penallti kundër Napolit. Zhgënjimi është i madh, por në të njëjtën kohë është 61-vjeçari që duhet të trembet më shumë pas kësaj finaleje të radhës që sërish nuk fiton, duke kujtuar edhe Superkupën e Italisë, të humbur përballë Lacios.

Sarri, sa i madh është zhgënjimi pas kësaj disfate?

Ka zhgënjim tek unë, te lojtarët, te tifozët dhe te drejtuesit, por e vërteta është që në këtë moment nuk mund të shprehim më shumë se kaq në fushë. Faktori që ndikon është ai fizik, por gjithashtu edhe disa mungesa të rëndësishme që kemi, bëjnë të vetën.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Këtij Juventusi duket sikur i mungon agresiviteti, ligësia…

Në këtë moment, problemi më i madh është që edhe në aspektin individual po hasim vështirësi, pasi disa lojtarë nuk kanë formën që kishin përpara pauzës. Dhe pikërisht ky fakt nuk na lejon që kombinimet e mira që bëjmë në shumë aksione, në mjaft episode gjatë lojës, t’i transformojmë në gol, apo të paktën të trembim kundërshtarin. Kundër Napolit mendoj se luajtëm shumë më mirë sesa me Milanin. Bëmë presing shumë lart, por këtë ritëm nuk arrijmë dot që ta mbajmë për 90 minuta dhe kjo na dënon.

Këto ndeshje edhe Kristiano Ronaldo është parë fare pak i rrezikshëm, apo jo?

Kristiano ka të njëjtin ritëm që kanë edhe të tjerët. Për momentin po i mungon vrapimi, shpejtësia, ajo shkëndija e vogël që e diferencon nga të tjerët për të vulosur ndeshjen, apo qoftë për të lënë gjurmën e tij në ndeshje. Dhe sigurisht që në futboll, nëse nuk arrin të vraposh me ritmet e duhura, vështirësitë janë më se normale. Gjithsesi, në këtë periudhë të sezonit, mendoj se diçka e tillë është më se normale, edhe për një si Kristiano Ronaldo.ronaldo sarri

Çfarë u thatë lojtarëve pas ndeshjes?

Lojtarëve nuk u thashë asgjë, sepse ishin që të gjithë shumë të nervozuar dhe të zhgënjyer. Mendoj se në këtë moment dhe pas një humbjeje të tillë, është më mirë për mua dhe për të gjithë, për të qëndruar në heshtje. Do të kemi kohë që të flasim ditën tjetër, pasi të kthehemi në Torino./panoramasport

Etiketa: JuventusMauricio SarriNapoliTrajneri i Juventusit

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Voltana Ademi padit Drejtorinë e Policisë Shkodër

Shembja e ndërtesave në Velipojë, Bashkia e Shkodrës kallëzim penal ndaj IKMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com