Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkallnur të Durrësit, ku një i ri ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga motori.
Sipas policisë, 31-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.