Është mbyllur çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për shkak se është pjesë e hetimit epidemiologjik.
Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët, ndërsa 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë në çerdhe.
Bëhet me dije se stafi i çerdhes do të vetëkarantinohet për 14 ditë.