Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjeti tjetër.
I plagosuri është dërgua në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.