Sgarbi, Sgërbot, Ilirët barbarë dhe europianët e fisëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sgarbi, Sgërbot, Ilirët barbarë dhe europianët e fisëm

14:30 | 09/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Neritan Ceka

Nuk është e vështirë të kuptosh origjinën e cilësimit të Bylisit si qytet grek nga studiuesi i njohur italian i historisë së artit, Vittorio Sgarbi, i ftuar për të vizituar Shqipërinë nga Qeveria shqiptare. Kjo ftesë që vjen menjëherë pas prishjes së teatrit Kombëtar, një memorial i kulturës shqiptare, po aq sa vepër e vlerësuar e arkitekturës italiane, të krijon dyshimin se qoftë edhe heshtja e tij do të shërbente për të justifikuar atë krim kulturor. Që këtu vjen edhe kujdesi për ta rrethuar ekspertin e thellë të artit dhe polemistin e paepur me një koracë zgërbosh, mes të cilëve ai e ndjen vehten si profeti në shkretëtirë. I gjori Sgarbi, e çojnë në Bylis për të ngrënë kalastren me pilaf tek klubi i fshatit dhe aizbulon papritur teatrin e vendosur magjishëm mbi hapësirën qështrihet nga malet e Vetëtimave deri në Adriatik. Komenti i tij përsublimen që provon njeriu në atë përballje me përjetësinë është me të vërtetë një përsiatje filozofike, por që bie në prozaizëm kur e konsideron Bylisin grek, vetëm sepse kishte një teatër. Për më tepër kur e shënon edhe në twiter si “omonima citta greca”.  Në se V. Sgarbi do të ishte atje thjesht si një turist europian, një nga tëshumtët që vizitojnë çdo vit Bylisin, ky cilësim do të ishte brenda kulturës mesatare europiane, që konsideron si grek çdo qytet kugjendet një teatër, apo qoftë një mbishkrim antik në gjuhën greke. Për atë lloj kulture bota e lashtë ndahej në grekë, apo romakë të kulturuar, përtej të cilëve ishin barbarët ilirë, trakë, keltë, apo edhegjermanë. Një këndvështrim që studiuesit seriozë, dhe jo vetëm shqiptarë, e kanë konsideruar si paragjykim që nuk përputhet me realitetin historik dhe atë të zbuluar nga gërmimet arkeologjike.  

Në të vërtetë V. Zgarbi me krahët e hapur në formë lutje, apo fluturimi filozofik, gjendej me këmbët e mbërthyera paskryeqytetit të dikurshëm të bylinëve dhe përballë trevës së amantëve, që ngrihej në bregun e përtejmë të Vjosës. Një shqiptar me interesa pak me të gjera se topografia e lokaleve ku hahet kalastren me pilaf, do ti kishte treguar mikut të shquar pikërisht në bregun përballë Selenicën, vendin për të cilin natyralisti romak Plini shkruante: “in finibus celebre Nymphaeum accolunt barbari Amantes et Buliones”. Natyrisht që Sgarbi e kupton latinishten, por çdo italian do ta përkthente: “Në kufi me Nymfeun e famshëm, banojnë barbarët amantë dhe bylinë”. Ky përkufizim gjeografik dhe etnik ka qenë shkruar rreth vitit 60 pas Krishtit, prarreth 300 vjet pas ndërtimit të teatrit të Bylisit, gjë që dëshmon se bylinët dhe amantët kishin mbetur barbarë jo në kuptimin e kulturës, për derisa kishin një teatër, por në kuptimin etnik, domethënë cilësohen si jo grekë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Dikush që di më shumë se gjiza dhe rakia, të cilën i ofruan mikutnë klubin e fshatit (por jo librin në italisht për Bylisin të shkruar nga armiku Neritan Ceka!), do ti kishte thënë Sgarbit se një qind vjet para ndërtimit të teatrit një, autor grek, Skylaksi, shkruante se “Orikasit banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë që nga bylinët”. Pra ai dallonte qartë koloninë greke të Orikut nga vendësit ilirë. Sikur të kishte shkruar, duke ditur se një ditë do të vinte në atë vend Sgarbi, Skylaksi vazhdon më tej: “Pas ilirëve vijnë kaonët…Pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve…Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve…Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet helen…Prej këndej fillon Hellada pandërprerje”.

Për të hequr merakun në se fisi mund të ishte barbar, pra ilir, por qyteti mund të ishte helen, një autor tjetër grek, Stefan Bizantini, që ka bërë një inventar të fiseve dhe qyteteve antike, shkruante: “Byllis, qyteti Ilirisë pranë detit”. Por ai nuk përmend ndonjë qytet tjetër antik me të njejtin emër dhe nuk e marr dot me mend përse Sgarbi e cilëson Bylisin si “citta omonima”, pra “qytet me të njëjtin emër”. Me cilin qytet? I gjori Sgarbi, në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe rakipirësve, mund të ketë mësuar së emri i qytetit fqinjë të Ballshit vjen pikërisht nga emri Byllis. Por nuk besoj ti kenë thënë se në dokumentet mesjetare Byllis/Ballsh përktheht në greqisht si Kefalenia, ndërsa në ato sllave si Glavinica, që do të thotë kokë, ballë, pra kryevend. Sigurisht ishte një fjalë që vinte nga ilirishtja dhe jo nga greqishtja.

Historia e europianit të fisëm që viziton vendin e pasardhësve tëbarbarëve bylinë dhe amantë do të mbaronte këtu, në se rrogëmarrësit dhe tenderbërësit e Ministrisë së Kulturës, tëmagjepsur nga përsijatja filozofike e eruditit italian nuk do takishin shkarkuar atë në njerin nga sitet web të asaj ministrie. Natyrisht që nuk kam aspak ndërmend të godas kolonatqindravjeçare mbi të cilat ngrihet bagazhi i kulturës antike tëSgarbit, por nuk mund të mos revoltohem me serinë e zonjave qëkanë okupuar prej vitesh Ministrinë e Kulturës me misionin e vetëm të shkatërrimit të kulturës kombëtare. Me këtë rast do t’i rekomandoja Sgarbit të shikojë me vemendje se kush e ka rrethuargjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe sa të ndryshëm janë ata ngashqiptarët që ka njohur dhe njeh çdo ditë në Itali. Më tëpakulturuarit e tyre, që drejtojnë sot kulturën shqiptare janëneofuturistët tanë, që në emër të së resë shkatërrojnë të vjetrën, teatrin kombëtar, banesat e Toptanasve në Tiranë, kishat me afreske të Myzeqesë, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës, Korçës e Pogradecit. Janë vëllezërit e vonuar tëfuturistëve italianë të periudhës së fashizmit, që propozonin tëlyhej me gëlqere Kapela Sistina.

Çfar do të ishit ju sot zoti Sgarbi, sikur Musolini ti kishte dhënëatyre Ministrinë e Kulturës? Pa studimet tuaja mbi Rafaelin, Mikelanxhelon, Tiepolon, Karavaxhion…Zoti na ruajt, Amen !  

Etiketa: butrintiBylisiNeritan CekaVittorio Sgarbi

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Edi Rama humb toruan/ Shan mbarë e prapë gazetarin (film)

Edi Rama humb toruan/ Shan mbarë e prapë gazetarin (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com