Disa persona dhunuan barbarisht gazetarin e Telesport, Eduard Ilnica. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të rrethrrotullimit tek “Zogu i Zi”. Në grupin e personave që kanë dhnuar gazetarin ishte edhe Oresidenti i klubit të futbollit Kastrioti, Alban Vogli. Policia ka arrestuar sot Presidentin e Kastriotit, ndërsa gazetari dyshohet se është dhunuar, pasi kishte publikuar një artikull me qëndrime kritike të tij kundrejt ekipit të Kastirotit. I kontaktuar nga Panorama Sport, Ilnica ka dhënë detaje rreth personave që ushtruan dhunë ndaj tij.
“Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi. Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin. Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, Presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”, ka thënë gazetari i dhunuar.