Zaev e bën fakt të kryer: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen me 5 korrik!

Lexo edhe

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit. Ai tha se data e zgjedhjeve është punë e kryer dhe se ato do të mbahen më 5 korrik.

Zaev foli edhe për numrin e rasteve të reja me Covid-19, ndërsa akuzoi ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, se ka lejuar mosrespektim të masave.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike.

Problemet që ka krijuar Naqe Çulev duhet t’i lëmë pas. Nuk ka argumente për masa të reja ekonomike, e me këtë as arsyetim për gjendje të re të jashtëzakonshme. Për këtë arsye zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, ta Zaev.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *