KAS për Shqipërinë: Agjendë autokratike në hijen e pandemisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KAS për Shqipërinë: Agjendë autokratike në hijen e pandemisë

14:34 | 21/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Në raportin për Shqipërinë, fondacioni gjerman, “Konrad Adenauer” e quan shembjen e teatrit ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.

Fondacioni gjerman Konrad-Adenauer (KAS), në raportin e fundit për Shqipërinë, botuar të martën, më 19 maj 2020, në faqen zyrtare ne internet, e akuzon qeverinë shqiptare për shfrytëzim të situatës së pandemisë.

Në raportin 11 faqesh, me titull “Masa autokratike në kohën e Coronës”, jepen tre shembuj  për të ilustruar këtë tezë. Shembja e Teatrit, luftimi kundër medias kritike,si për shembull vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e TV ORA, si edhe diskutimi për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas fondacionit, këto masa të qeverisë shqiptare në kohë pandemie, janë zgjedhur enkas të bëhen në një moment të tillë, kur deri në 23 qershor në vend ekziston ende gjendja e jashtëzakonshme, çka kufizon edhe lirinë e tubimit.

Shkelje juridike

Në raport përshkruhet me hollësi historiku i konfliktit tashmë dyvjeçar për teatrin për të arritur në konkluzionin se shembja e Teatrit, kishte një sërë shkeljesh juridike dhe procedurale.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, sipas KAS-it, nuk ishte i ankoruar me ligj. Si argumente KAS përmend faktin, që ndryshe nga trualli, ndërtesa nuk ishte pronë e Bashkisë. Edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i cili  duhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar. Nga ana tjetër, KAS kritikon edhe faktin, se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u bë e njohur më parë, siç e parashikon ligji. Për fondacionin, shembja e teatrit është një ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.

Ngjashmëri me Vuçiçin

Shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar është raportuar edhe në median e hapësirës gjermane. Kryesisht media është mjaftuar me kronika informuese. Karakter komentues kanë titujt e tyre, si për shembull: “Një krim moral” (FAZ) ose  “Lirohet vendi për një qendër tregtare” (SZ).

Korrespondentja për Ballkanin Perëndimor e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Wölfl, në artikullin e saj me titull „Teatri kombëtar i Tiranës prishet në një aksion nate dhe mjegulle”, bën një paralelizëm mes stilit autokratik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa vite më parë në një aksion të ngjashëm shkatërroi brenda natës gjithashtu disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd.

Wadephul i zhgënjyer

Politikanët që merren me Ballkanin Perëndimor kanë preferuar të heshtin. Vetëm Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Demokrat e Kristian-social, simotrës së Partisë Demokratike në familjen e Partive Popullore Evropiane është shprehur i zhgënjyer në Twitter.

“Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin  ‘po’-në për  fillimin e negociatave“, ka thënë Wadephul.

As a strong supporter of #Albania s #EU perspective the demolition of #NationslTheater w/ rush and violence left me disappointed and sad. Were all my opponents in several national parliaments right, when they refused their “yes” for starting negotiations? #democracy #CivilRights

— Johann Wadephul (@JoWadephul) May 18, 2020

Keqradhje per mungesën e dialogut

Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DW, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi:

“Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”.

Manuel Sarrazin, MdB Bündnis90/Die Grünen (DW/A. Feilcke)Mnauel Sarrazin, deputet Te Gjelbrit

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut: “Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan ndër të tjera ambasadori gjerman. /DW

Etiketa: Fondacioni gjerman Konrad-AdenauerKASshkatërrimi i Teatrit KombëtarShkelje juridike

Të Lidhura

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

nga 27
21:39 | 22/12/2025
0

Pas protestës së opozitës, mësohet se janë shoqëruar në komisariatin nr.1 disa qytetarë pjesëmarrës në këtë protestë. Në komisariat kanë...

Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

nga 27
21:31 | 22/12/2025
0

Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar Ili Meta. “Numërimi mbrapsht ka filluar!”, shkruan Meta ndërsa ka ndarë edhe...

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

nga 27
20:41 | 22/12/2025
0

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. I...

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

nga 27
20:31 | 22/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha në mbyllje të protestës, është pyetur në një prononcim për media, lidhur me pjesëmarrjen e...

Para
Zëri i Amerikës: Tensionet vijojnë të jenë të larta, numri i njerëzve rreth Teatrit po shtohet

Dramaturgjia e buldozerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025
Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

20:31 | 22/12/2025
Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

20:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –
  • Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –
  • Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com