“Teatri Kombëtar”/ Meta jep argumentat: Bashkia s’ka kompetenca ta ketë në pronësi

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur zërave paralajmëruese për Teatrin Kombëtar, duke thënë se karagjozët nuk duhet të bëjnë prova force me të.

Meta thotë se Bashkia s’ka kompetenca të ketë këtë trashëgimi kulturore por ajo duhet të jetë në pronësi të Republikës. Më tej ai kritikon edhe kryebashkiakun Veliaj që ka bërë deklarata përtej kompetencave dhe postit të tij.

“Më datën 9 maj kam kërkuar reflektim, qeveria dhe Bashkia. Qëndrova në pritje dhe kam ndjekur reagimet nga të dy kryetarët. Këto dy autoritete kanë shfaqur hapur se qëllimin politik, nuk tërhiqen nga shembja e godinave ekzistuese dhe ndërtimit të një godine të re. Janë deklarata jo në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Bashkitë duhet të mbrojnë objektet kulturore. Teatri Kombëtar lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, Bashkia s’mund ta ketë në pronësi dhe s’mund të shprehet tej kompetencave të saj. Ka kometenca të kufizuara. Pasuria e Teatrit Kombëtar qëndron në pronësi të Republikës. Edhe kërkesa dhe çështja e Presidentit Meta, edhe të asaj më 24 korrik duhet të vijojë të shqyrtohet pasi të dyja këto akte të kundërshtuara, janë akte që ndikojnë në ekzistencën e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar. E drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë nuk i përket vetëm një qëveria apo një bashkie.

Lexo edhe

Presidenti do jetë në shërbim të qytetarëve. Sa i takon ndaj karagjozëve që bëjnë prova force për mua duhet të ketë parasysh se presidenti mban shënime dhe mban qëndrimin e tij. Sjellja ndaj kësaj çështjeje nuk është në dimensione lokale por po monitorohet më vëmendje maksimale dhe cenonte identitetin tonë në raport me çeljen e negociatave. Duhet të sillemi me përgjegjësi maksimale. Secili zgjedh rrugën e tij, duhet të zgjedhë edhe pasojën e tij. Këto çështje nuk harrohen. Të gjithë të reflektojnë, secili të respektojë kompetencën e tij sepse shqiptarët kanë problemet e tyre dhe kjo kërkon më shumë përgjegjshmëri dhe jo papërgjegjshmëri ekstreme, në disa akte që nuk i shërbejnë interesit. Shpresoj që të gjithë t’i përmbahen përgjegjësisë së tyre dhe të heqin dorë nga provokimet që nuk ndihmojnë pozitën e kujtdo”, tha Meta.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *