Tragjedia e Maks Velos, si u spiunua nga vjehrra austriake (dokumentet sekrete) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e Maks Velos, si u spiunua nga vjehrra austriake (dokumentet sekrete)

18:05 | 08/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta në 7 maj, është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ‘90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, të cilën vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por, thikat pas shpine ndaj Maks Velos do të ishin edhe më të thella se kaq. Vjehrra e tij, një austriake do të rezultonte bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.

ABC News ka siguruar dokumentin sekret të Sigurimit të Shtetit në përndjekjen e Maks Velos.

Dosja, ka  një numër të madh dokumentesh sekrete dhe jo sekrete, aktakuza, ekspertiza, procesverbale të marrjeve në pyetje nga hetues dhe vendime të gjykatës.

Maks Velo e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut-kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978.

Materialet e Arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni, derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij.

Ai do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij.

Për të vjehrrën, austriakja Gertrude Buheckes, e cila ishte një nga ato gra të huaja që u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez.

Po ashtu, do e cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos.

Në denoncimin e vjehrrës në Sigurimin e Shtetit do të shkruhej:

“Sot në datën 4.7. 75 pata një bisedë në prezencë të punonjësit operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckës që banon në rrugën Bajram Curri 36/4. Ap.10. Kjo është e vjehrra e Maks Velos që ndiqet nga ana jonë nën p. Paraprak për Agjitacion propagandë. Gertrudë u ankua për dhëndrin e saj si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, bile edhe e rrahin. Gertrudë është me kombësi austriake. Ajo duke qarë fliste me një urrejtje të thellë për Maksin dhe familjen e tij. Për Maksin ajo thotë se është një njeri hipokrit, egoist, për familjen e tij, ajo është familje aristokrate. Më ka qëlluar, tha ajo, në ndonjë rast kur kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe kam dëgjuar fjalë e të jëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj. Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertrudë, qysh se është martuar me time bijë, Maksi nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, bile dhe tani që ka lindur djalë. Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy ose tre muaj që sjellë vajzën në shtëpi me gjithë djalin, dhe nuk interesohet fare për ta. Do që ta ndajë time bijë por nuk do që ta padisi në gjyq. Me një fjalë Maksi është një tip borgjezi që unë nuk gjej fjalë tja u shpjegoj karakterin e tij. Tani ai më quan mua spiune se kam dorëzuar dy librat e tij, në degën e brendshme, që kanë përmbajtje jo të mira. Unë në të vërtetë kam shpënë dy libra në lidhjen e shkrimtarëve, që më janë dukur jo të mirë dhe jo në degën e brendshme. Nuk di kush mund ti ketë thënë Maksit për këto. Bile edhe ime bijë po më thotë që po që se do i ndodhe gjë Maksit, dije se kam për të zhdukur ti. Ime bijë bile më ka goditur mua, ajo është bërë si e lojtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ka rënë në një pesimizëm kaq të madh sa më ha meraku se mos ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetvrasje. Dua që ta bind që ajo të shtrohet në spital por ajo nuk më bindet mua. I them që ta ndjek Maksin por ajo përsëri nuk pranon.

Shënim: Maks Velo ka tentuar vazhdimisht nëpërmjet së bijës së Gertrudës, që kjo të kërkojë në Austri, nga e motra e saj, për ti dërguar plaçka Maks Velos. Tani si do ta lërë të bijën e Gertrudës. Tani ose ata të dy duan të shfrytëzojnë Gertrudën dhe formalisht bëjnë sikur nuk shkojnë mirë, ose me të vërtetë marrëdhënia e tyre është siç thotë Gertruda”.

Në kallëzimet e tyre nuk do të linin pa përmendur edhe luksin aristokratik të shtëpisë së tij në Rrugën “Hoxha Tahsim”, me qilima, sixhade, shpata të varura në mure e servise të çmuara argjendi.

Mes rreshtave duket se lexohet se po të qe e mundur do të quhej faj edhe përkatësia e familjes së tij prej nëpunësish të lartë.

I ati, Sotiri, ishte shkolluar në Francë, ndërsa në vitin 1937 u kthye në Tiranë dhe ushtroi profesionin e mjekut okulist, po ashtu edhe i vëllai ishte mjek kirurg, i emëruar në Vlorë.

“Kjo familje ka qenë e privilegjuar në regjimet e shkuara gjatë okupacionit kanë mbajtur qëndrim indiferent, nuk janë  aktivizuar në jetën politike”, shkruhet në një prej dokumenteve në dosje.

Dosja e Maks Velos është dosja e një artisti, dënimet ndaj të cilëve ishin të rralla në të gjithë kampin socialist, por mbase më të dendurat në vendin më të izoluar dhe fortesën e fundit të komunizmit në të gjithë Lindjen.

Maks Velo u nda nga jeta në 7 maj.

Ai u përcoll në banesën e fundit në një ceremoni të pazakontë për shkak të rregullave për mosgrumbullimin që ka diktuar situata e epidemisë në vend.

Etiketa: Arkivi i Sigurimitaustriakedokumentet sekreteGertrude BuheckesGëzim BejkoMaks VeloSigurimi i ShtetitTragjedia e Maks Velos si u spiunua nga vjehrra austriake (dokumentet sekrete)vjehrra

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
10 këshillat e arta për koronavirusin që po thyejnë rrjetin: Duhet t’i dinë të gjithë

Masa drastike për koronavirusin në Indi/ Burgim i përjetshëm për infektim të qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com