Në takimin e zhvilluar online të Kryeminstrit Edi Rama dhe Komitetit Teknik, ekspertët kanë folur për situatën e pandemisë në vend.
Mjekët kanë bërë një pasqyrim të situatës, pas lirimit të masave, që sipas tyre deri më tani është nën kontroll dhe faktit se kur ka qarkulluar koronavirusi në Shqipëri.
Ndërkohë mjeku Tritan Kalo tha se për këtë ide duhet të përcaktohen se kur janë izoluar rastet e para dhe një tjetër faktor është testi serolgjik, ndërsa shtoi se duhet kombinuar me klinikën e të sëmurëve të paraqitur në shërbim. Tjetër element është imazheria e cila duhet kombinuar për të sqaruar ardhjen e covid në Shqipëri”, tha Kalo.
Ndër të tjera Çomo tha: Janari ka qenë muaji me pacientë të shtuar, ne fund të janarit kemi kërkuar për raste të para. Që nga fundi i dhjetorit i kemi kushtuar vëmendje. Ne nuk mund të kemi raste të shumta tani që masat janë të shumta. Në muajin shkurt ishte lufta më e madhe në infektiv nuk mund të ketë pasur kurrsesi më oaprë persona të smëurë nga COVID.
Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se strategjia e ekspertëve ka dhënë rezultate pozitive dhe se tregoi se ka një organizim nga të gjitha strutkurat. “Kemi hyrë në ditën e nëntë dhe nuk kemi asnjë humbje jetë, kjo është diçka pozitive. Por monitorimi do të vahzdojë, ne po përgatitemi të fuqizojmë kapacitetet tona”, tha Manastirliu.