Elvis Naçi “armik” i popullit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elvis Naçi “armik” i popullit

16:29 | 05/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Arben Llalla

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Kur pi ujë. as gjarpri nuk të ngacmon”.

E solla këtë analogji për një arsye të thjeshtë. Pse në këtë muaj të madh e të Shenjtë të Ramazanit, një muaj mëshire, një muaj falje, një muaj në një kohe koronavirusi, ku njerëzit janë shtuar në agjërim, kudo dëgjojmë se njerëz të rinj agjërojnë (unë për vete nuk jam agjerues) ka një sulm të koordinuar ndaj humanistit Elvis Naçit?

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Çfarë bëri Elvisi këtë javë ose këto javët e fundit që i nervozoi aq shumë këta gazetarët?

Mori dy të moshuar të harruar, të vetmuar mes malesh, që i kanë ndërruar jetë të dy djemtë, u ofroi ngrohtësi. Lajmi për jetën e vështirë të dy të moshuarve ishte dhënë nëpër të gjitha portalet, por askush nuk i mori t’i sistemonte këta dy të moshuar.

Më tej, Marigleni një jetim pa nënë e pa baba, kishte një javë e më shumë që dilte në media dhe asnjë nuk bëri asgjë, nuk ndërmori një veprim human. Por, Elvis Naçi e mori edhe këtë jetim në emër te shqiptarëve dhe e bënë me shtëpi, i dha një kulm që edhe Marigleni të ketë strehën e tij të ngrohtë.

Por, kulmi arriti kur mori tre jetimët që mblidhnin kërmij për të jetuar, u lau borxhet që mos t’i shqetësonin, u lidhi pension që mos të gjakosnin duart për të mbledhur kërmij dhe u rregulloi shtëpinë dhe u tha të mësonin që të bëheshin të zotë në jetë. Ai i tha nënës se jetimëve se për ty shërbimet mjekësore janë falas. Në kohën e koronavirusit Elvis Naçi dërgoi ndihma humanitare edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku u shpërndanë ushqime në qytete të ndryshme.

Kështu, na u mërzit Denisi, gazetari që duhet të dënojë, denoncojë skandalet politike dhe jo të baltosë njerëzit bamirës që shqiptarët i kanë të paktë. Pse duhet disa të paguajnë dhe disa jo?

Po është mëse normale që Denisi, unë e të tjerët që kemi mundësi ekonomike, rroga e të ardhura të tjera duhet të paguajnë dhe me fitimin nga pagesat paguhet stafi për t’u shërbyer atyre që nuk kanë mundësi si kjo mëma e këtyre jetimeve. Por, Denisi një gazetar që nuk foli kurrë për mjeksinë falas të Edi Ramës, për mafien ekonomike që ka rrënuar ekonominë kombëtare të shqiptarëve  i “qan hallin” spitalit të Fondacionit Firdeus, ku kurohen dhe bëjnë kontrolle 5 mijë jetimë. Nuk foli as për tenderat në kohë pandemie, nuk i kërkojë hetime publike për ata që i vjedhin shqiptarët.

Denisi gazetar dhe llapaqenët e honorareve të porositura nga agjenturat e huaja nuk folën asnjëherë për përmendoret antishqiptare që janë ndërtime pa leje. Gazetarucët që marrin nga 2-3 rroga shtetërore, të paguar me tenderat që nga kioskat e bashkisë deri në gjobat e bizneseve.

Nga balta e huaj e porositur nga dashakëqijtë nuk kishte asnjë rresht denoncues si gazetar profesionistë, por rreshta të sforcuara, të paguar me urrejtje, smirë e xhelozi siç bëjnë oligarkët mes tyre, kur kacafyten për tendera. Lutemi që balta e hedhur nga Denisët mos të jetë ndonjë qefmbetje e ndonjë “bamirësi” që nuk po e lexon dot mirë suksesin e bamirësisë.

E thashë edhe më lart se qëllimi juaj në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, të shtoni sulmet ndaj Elvisit janë për t’i shfokusuar ata djem nga punët e mira, sepse ju tremb fakti që këtë muaj bamirësie shqiptarët ia besojnë Elvisit bamirësitë dhe dhurimet. Juve baltues nuk ju ka shqetësuar kurrë fati kur merrni nga 3-4 rroga si gazetarë, të futni duar në xhepat dhe taksat e qytetarëve. Ndoshta ju gënjen mendja se duke bërë presion me shkrime baltues po mendoni të futni duar edhe te bamirësitë, se për ju Ramazani, Islami, myslimanët janë fjalë që ju bezdisin. Ajo që ju intereson prej tyre janë vetëm paratë…

Etiketa: arben llallaarmik i popullitbamiresElvis NaçiElvis Naçi “armik” i popullitfjalë e urtëFondacioni FirdeusjetimëtKur pi ujë as gjarpri nuk të ngacmonllapaqenët

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, vlera e drogës 1 milion euro

Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, vlera e drogës 1 milion euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com