Fallcoja si themel i shoqërisë shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fallcoja si themel i shoqërisë shqiptare

14:40 | 04/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Carloalberto Rossi

Avokati Gentian Alimadhi, për të cilin ndjej respekt dhe miqësi, në përfundim të një analize të vlefshme sociologjike të realitetit politik shqiptar, beson se për të dalë nga gjendja e turpshme politike e shoqërore, ku ndodhet Shqipëria, duhet të bëhen një seri gjërash, si emancipimi i shoqërisë me shembuj pozitivë, stimulimi i kulturës së punës, apo kultivimi i modeleve të reja të frymëzuara nga njerëzit që inkurajojnë solidaritetin dhe mirëkuptimin shoqëror në luftën kundër krimit dhe jo kulti i individit krijuar nga drejtuesit që sillen si diktatorë.

Pra, me pak fjalë, edukimin e shoqërisë me virtytin dhe dashurinë për lirinë; lirinë që nuk ta dhuron askush.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndjeva në këto thënie pak të përgjithshme, por në tërësine e tyre të pakundërshtueshme disa shenja të asaj shkolle mendimi që ka mbizotëruar e mbizotëron akoma në shoqërinë italiane, në të cilën ai jeton e punon, por edhe në shoqërinë shqiptare të tranzicionit, pikërisht qasjen e të shprehurit “korrekt politikisht”, të mirëpërfaqësuar nga ato OJQ-të ndërkombëtare që kanë formuar dhe ushqyer ekonomikisht pjesën më të madhe të klasës intelektuale shqiptare të dekadave të fundit, të cilën të gjithë politikanët e tanishëm e përdorin shpesh për të fshehur vullnetin e tyre të pangopur për të dominuar, ose të paktën për t’u pasuruar përmes administrimit të punëve publike.

Unë e di shumë mirë se nuk është ky rasti i Gentianit, por propozimet që ai bën nuk më duken të përshtatshme për thellësinë e analizës, me të cilën ai u parapriu atyre.

Mbi të gjitha, ato nuk duken të mjaftueshme për të zgjidhur problemin historik të shoqërisë shqiptare, sikurse deri tani ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar rënien e shoqërisë italiane, në gjirin e së cilës këto argumente predikohen dhe praktikohen vazhdimisht.

Unë do të guxoj të sjell këtu një argument që trollët e zakonshëm, në pamundësi për të kuptuar domethënien e një analize, do ta sulmojnë me komentet e zakonshme të nacionalizmit, mbështetur në gjuhën vulgare, të zhveshur nga arsyetimi apo edukimi me mendim politik.

Problemi nuk qëndron tek sugjerimet e Alimadhit, të gjitha ato janë përqafuar gjerësisht në Shqipëri, madje janë përdorur në një masë të madhe nga të gjithë politikanët që i janë afruar skenës politike shqiptare gjatë tridhjetë viteve të fundit: lirinë, virtytin, paqen, solidaritetin, punën, vlerat morale na i kanë shitur me tonelata, pa doganë dhe me një çmim të mirë, por gjërat, nga pikëpamja sociale, janë kanë ardhur vetëm duke u përkeqësuar dhe ne kemi reaguar duke emigruar.

Thënë me gjuhë të thjeshtë, problemi është në ndryshimin midis të thënës dhe të bërës, në ndryshimin midis asaj që një kandidat pretendon dhe asaj që ai është në të vërtetë, midis asaj që thuhet dhe asaj që mendohet, midis qëllimit të shpallur dhe vullnetit të vërtetë të fshehur, pra, problemi është në ndryshimin midis të vërtetës dhe të rremes.

Ja, ku është rrënja e problemit shqiptar, ose më saktë një nga shkaqet e problemit shqiptar; pikërisht tërheqja e vazhdueshme dhe e pandryshuar ndaj gënjeshtrave dhe fallcos në histori dhe në çdo formë të marrëdhënieve publike.

Dhe, duhet thënë, në Shqipëri pothuajse gjithçka është fallco dhe thuajse të gjithë gënjejnë, pothuajse gjithmonë dhe thuajse për çdo gjë, dhe pastaj rrëmbejnë çfarë munden dhe ia mbathin.

Unë flas për Shqipërinë, por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Italinë, nga ky këndvështrim të paktën në kohët e sotme pak ndryshojnë me Shqipërinë, ose për Greqinë, ose për shumë vende të tjera, veçanërisht ato mesdhetare.

Ndërsa në veri për të zgjidhur problemet përdorin forcën e arsyes, ose, në më të keqen, atë të shtetit, nga anët tona jemi të gjithë artistë të mendimit të dobët, ne nuk kemi kurrë forcën e mjaftueshme për të mbajtur arsyen dhe drejtësinë dhe e rrotullojmë problemin duke iu drejtuar dinakërisë dhe mashtrimit.

Dhe gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse mjeti kryesor i mashtrimit (është ndryshimi, apo mohimi, apo fshehja e vetëdijshme dhe e vullnetshme e të vërtetës), falë të cilës njëra palë e nxit palën tjetër të marrë një vendim ose të sillet në një mënyrë që nuk do ta kishte bërë nëse do të kishte pasur informacionin e duhur, një sjellje shumë e përhapur në tregti dhe në botën e biznesit dhe po aq e përhapur në politikë, por edhe më e përhapur në marrëdhëniet personale. Mjaft të kujtojmë mosbesnikërinë në çifte apo justifikimet që fëmijët kërkojnë, apo shpesh edhe të rriturit, për të shmangur pasojat e një gabimi apo faji që sapo kanë kryer.

Gënjeshtra ose fallcoja shërben për të patur “të drejtë”, për të marrë me mashtrim pëlqimin për një propozim, apo për të mashtruar gjykatësin, apo për të ngritur alibinë e gjykatësit të korruptuar, apo, madje, shpesh për të justifikuar teori politike dhe ngjarje historike jo gjithmonë të lavdërueshme.

Historia botërore e komunizmit është e gjitha një falsifikim i gjerë dhe sistematik, i organizuar me zell dhe për qëllime propagande, për të arritur të vetmin qëllim të madh final: revolucionin. Kjo gjë përbën një mendim të konsoliduar në botën perëndimore dhe gjen plot justifikim në shkrimet e një mendimtar themelues në historinë e komunizmit, siç është Antonio Gramshi.

Nga gropa e Katynit, ku u pushkatuan nga Ushtria e Kuqe thuajse të gjithë oficerët e ushtrisë polake në vitin 1940, por që për shumë vite masakra iu vesh nazistëve, tek mitralozi që vrau Musolinin, dhuruar “fshehurazi” nga Partia Komuniste Italiane partive komuniste të vendeve të Lindjes, përfshi Shqipërisë, secila e bindur se ka ajo origjinalin, tek heshtja për miliona rusët e masakruar nga Stalini, deri tek heshtja dhjetëvjeçare për mijëra italianë nga Dalmacia të masakruar dhe hedhur në shpellat nëntokësore nga partizanët jugosllavë më 1945; të gjitha mashtrime që u bënë të mundura edhe nga heshtja bashkëpunuese e botës perëndimore.

Shqiptarët janë të vetëdijshëm e shumë janë vetë dëshmitarë direkt të propagandës së regjimit komunist, që nga përshkrimet imagjinare të vuajtjeve të vendeve kapitaliste, tek kunjat metalike në majë të mbajtëseve të vreshtave “për të vrarë parashutistët e armikut”, apo deklarimi bombastik i 700 mijë bunkerëve të ndërtuar nga ushtria komuniste, që pas rënies së regjimit përfunduan në më pak se 180 mijë, apo 28 mijë shqiptarët e shpallur dëshmorë të luftës partizane, mashtrim aq i madh sa historiani amerikan Bernd Fischer, në paraqitjen e veprës së tij “Shqipëria në luftë, 1939-1945”, deklaroi që nuk ka përdorur me dashje si burim dokumentet e Arkivit të Shtetit Shqiptar, sepse ato ishin pothuajse gjithmonë të fallsifikuara nga regjimi komunist për arsye propagande.

/exit.al/

Çdo popull ka qeverinë që meriton apo çdo qeveri ka popullin që meriton?

Etiketa: Antonio GramshiArkivi i Shtetit ShqiptarBernd FischerCarloalberto RossiFallcoja si themel i shoqërisë shqiptareGentian Alimadhipër arsye propaganderegjimi komunistshoqëria shqiptareUshtria e Kuqe

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Mjeku natyropat: Ja përse përdorimi i terapisë me ozon e shëron koronavirusin (film)

Mjeku natyropat: Ja përse përdorimi i terapisë me ozon e shëron koronavirusin (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com