Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA Kim Jong-un është shëndoshë e mirë.
Kjo agjenci ka publikuar disa foto të tij duke prerë shiritin në çeljen e një fabrike të plehrave që pretendohet se janë të ditës së premte.
Kim Jong-un nuk ishte shfaqur në media që prej datës 12 prill, gjë që shkaktoi një sërë lajmesh në lidhje me vdekjen e tij, burimi i të cilave ishin shërbimet inteligjente amerikane.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, KCNA shoku Kim Jong-un u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë motrën e tij Kim Yo Jong.
Por, ende nuk dihet nëse fotot janë të ditës së premte apo të marra nga arkivi.