4 raste të janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Krujë, nga 31 teste të kryera.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 31 teste, nga të cilët kanë dalë 4 pozitivë. Mësohet se rastet e reja janë vatra ekzistuese nga fasoneritë dhe kontaktet.
Kruja është zona më e goditur nga Covid-19. Në total, numri i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 106.