Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me dy vrasjet me armë zjarri që kanë ndodhur brenda ditës së djeshme, në të cilat pati 4 viktima.
Përmes një statusi në Facebook, Manjani ka komentuar Kodin e ri Penal, që sipas tij, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, në këtë kohe nuk duhet të lëvizte as miza.
Sipas Manjanit, krimi vazhdon të shëtisë i lirë sipas qejfit, duke shtuar se: “As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman”.
MESAZHI I MANJANIT
Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.
Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.
Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.
2×2=jetë njerëzish!
As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..
Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…