Kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë një autorizim për lëvizje.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se për lëvizjen e stafit të biznesit në e-Albania janë përcaktuar tre kategori kryesore, leje dalje për transport stafi, leje për të marrë shërbime private dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë.
Postimi i Plotë:
Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në e-albania.al
Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
Transport për stafin me autobusë ose furgona
Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24
Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë!