Përse nuk ka patur shkolla shqipe në periudhën osmane? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse nuk ka patur shkolla shqipe në periudhën osmane?

09:00 | 27/04/2020
në Kryesore
0

Nga Arben Llalla

Historiografia shqiptare ashtu si dhe historiografia e fqinjëve tanë grekë, serbë, bullgarë, e të tjerë është e mbingarkuar me Mite, sidomos për periudhën e sundimit osman.

Një nga çështjet që rëndon ende tek shqiptarët është: Përse ska patur shkolla shqipe gjatë Periudhës Osmane?

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por, përse shqiptarët nuk pyesin a ka patur shkolla shqipe para Periudhës Osmane?

Përse gjuha shqipe nuk ishte gjuhë fetare, pra e besimeve, lutjeve Kishës dhe Xhamisë?

Si është e mundur që 500 vite sundimi osman nuk pësuam gjenocid, harresën e gjuhës shqipe, ashtu siç ka ndodhur me popujt e tjerët të kolonive franceze, spanjolle, portugeze, britanike, holandeze?

Faji duhet kërkuar edhe tek vetë shqiptarët, intelektualët dhe pashallarët, të cilët dhanë një kontribut në Perandorinë Osmane.

Periudha osmane interpretohet, kryesisht nga këndvështrimi i kombeve “të shtypur” dhe shteti osman na paraqitet vetëm si një mekanizëm shtypjeje. Kjo traditë historiografike u krijua në fillimet e shekullit XIX, kur u themeluan komb-shtetet, që nga historiografia sllave, greke dhe më vonë e kopjuar nga ajo shqiptare pas viteve 1945. Këto të ndikuara nga rrymat e romantizmit dhe pozitivitetit, por edhe nga nacionalizmi triumfues, e zhvilluan si historiografi kombëtare duka na u paraqitur si historiografi shkencore, akademike, si dhe format e tjera të botimeve, siç janë librat shkollorë, kanë riprodhuar këtë formë të rreme në vitet 1830 e deri më sot.

Periudha e Perandorisë Osmane ka shumë pozivitet sidomos në vitet 1600, ku shkenca islame ishte shumë e përparuar dhe omanët konsideroheshin elita e qytetërimit në botë të cilët kishin krijuar mënyrën e vete të jetuarit, muzikën, funksionimin e shtetit, etj. Perandoria Osmane u tregua tolerante ndaj ortodoksëve, armenëve, hebrenjve, etj., të cilët ruanin të drejtën e jetës, besimit, shkollimin në gjuhën e tyre përderisa paguanin taksat e përcaktuar me Ligj.

Përse nuk ka patur shkolla shqipe në kohën e Perandorisë Osmane ka qenë fati i keq i gjuhës shqipe sepse ajo nuk ishte gjuhë fetare-kishtare si serbishtja, rumanishtja, bullgarishtja dhe greqishtja të cilat gëzonin statusin e të privilegjuarit në Perandorin Osmane. Dhe këto shtete u krijuan me moton e ortodoksizmit duke mbajtur kryqin dhe armët, e patur mbrojtjen e Perandorisë Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, etj. Shkollat në këto gjuhë ishin në funksionon brenda institucionit fetar, Patriarkanës të cilat siguronin mbështetjen financiare nga tatim taksat e besimtarëve të tyre. Patriarkanët greke, serbe dhe bullgare ishin pjesë e administratës së Perandorisë Osmane.

Pra, gjuha shqipe duke mos qenë pjesë e lutjeve kishtare krijojë boshllëkun për të përgatitur mësonjësit e saj. Nëse shikohet pas do vërejmë se shumica e atyre që nisën hapat e para për hapjen e shkollës shqipe apo edhe për krijimin e fjalorëve, abetareve të gjuhës shqipe ishin ata shqiptar që kishin mbaruar shkollat pedagogjike në gjuhët e tjera si greke, rumune, etj. Shumë prej këtyre mësonjës e paguan me jetën e tyre hapjen e shkollave shqipe.

Sipas dekretit të reformës në Perandorinë Osmane të vitit 1856, çdo bashkësi kishte të drejtë të krijonte shkolla publike, shteti osman lejonte që financimi i këtyre shkollave të vinte nga fuqitë e jashtme si Austro-Hungaria, Rusia dhe Serbia. Një “Ligj i mëvonshëm për Shkollën” i vitit 1869 po ashtu deklaronte se mësimi mund të organizohej në gjuhën vendore.

Ndërkohë që historiografia shqiptare vazhdon të pasurohet me përralla të historianëve shqiptarë e të huaj se vetëm shqiptarëve Perandoria Osmane ua ndalonte mësimin e gjuhës shqipe. Por e vërteta është se shqiptarët ishin njerëz të privilegjuar në këtë perandori duke patur rreth 40 Vezirë të Mëdhenj, pa folur për Pashallarët apo Guvernatorët. Dhe kjo vërehet qartë që gjuha shqipe ishte më e fuqishme në përdorim në kohën e Perandorisë Osmane se sa pas vitit 1908, kur në pushtet erdhën turqit e rinj (xhonturqit).

Ka ardhur koha që historianët në përgjithësi ata që ndërtojnë dhe mbështesin Mite, duhet të analizojnë keqkuptimet dhe realitetet e gabuara, duke u çliruar edhe vetë nga e kaluara e cila ka shumë mospërputhje midis historisë shkencore me atë që mësojnë në shkollat shtetërore. Historia që mësohet në shkollat shtetërore greke është e mbingarkuar me Legjenda-Mite, rrëfime emocionale, me përralla të trashëguara gojarisht që ia kanë shërbyer kombit grekë si histori të vërteta. Ndërsa historia shkencore është gjithnjë serioze duke u zhveshur nga emocionet të njëanshme kombëtare e fetare. Kështu, kjo historiografi shkencore zgjidh problemet dhe keqkuptimet e trashëguara. Historiani që thotë e mbron të vërtetën me baza të shëndosha shkencore gjithnjë prodhon punë të përgjegjshme që i reziston çdo Legjende-Miti. Ndërsa historia e riprodhuar disa herë me Mite që u ofrohen nxënësve në shkollat shtetërore mbetet shumë pas, në errësirë duke mos lejuar zhvillimin e miqësive midis etnive, besimeve brenda një shteti dhe më gjerë. Ndërsa Legjendat-Mitet i shërbejnë elitave politike që u sigurojnë atyre karrierë të suksesshme duke përdorur teorinë: Të rikthejmë epokën e lavdishme.

Dhe deklarata e shkrimtarit të madh Ismail Kadares (nëse vërtetë e ka thënë Kadareja) se: “Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin”. Është MIT, legjendë dhe unë e sfidojë shkencërisht të na e vërtetojë me fakte dhe jo fjalë boshe se sa shkolla greke kishte në të vërtetë. Por përsëri dyshojë që ta ketë thënë shkrimtari i madh.

Perandoria Osmane nuk merrej me çështjet gjuhësore, përveç me fenë, pasi ajo kishte një administrim teokratik dhe drejtohej nga Islami. Në shekujt 17, 18 dhe 19, nuk kishte mijëra shkolla greke por një numër shkollash mbresëlënës, rreth 40, jo shumë prej tyre ishin me cilësi të lartë. Në disa raste ato ishin, në të vërtetë, të pajisura mirë, me fizikë, kimi dhe biblioteka në zonat dhe territorin e sotëm grek, Azinë e Vogël, Stamboll, Vllahinë dhe Moldavi.

Shqiptarëve gjatë Periudhës Osmane apo Sundimit Osman ua ngulën thikat përkthyesit e gjuhës osmane që ishin shumica grekë-romios. Gjatë shekujve të Peandorisë Osmane, ofiqi i kryedragomanit perandorak, gjithmonë është mbajtur nga grekë fanariotë, dhe u bë praktikisht Ministri e Jashtme.

Ka ende me mijëra dokumente, libra dhe dorëshkrime që gjenden nëpër bibliotekat shtetërore dhe private që nuk janë shfrytëzuar asnjëherë për këtë periudhë. Kuptohet që historianët që do merren me interpretimin e ri duhet të njohin mirë burimet përpara se të vazhdohet me qëllim që mos të kemi një ribotim të teorisë së vjetër. Interpretimi i ri do të ndihmonte brezin e ri që të njohë e të shohë tjetrin me syrin e fqinjit të mirë, dhe jo atë të armikut me urrejtje. Ka ikur koha e mësimit të historisë shkollore ku brezi i ri edukohej për një mobilizim e sakrificës për të mbrojtur shtetin-komb-fe. Kanë përfunduar besoj zgjerimi i territoreve për vendet e Ballkanit. Këtë duhet ta kemi të qartë si historianët, politikanët dhe njerëzit që duam të shohim të ardhmen duke e njohur edhe tjetrin që nuk është shumë larg nesh, por fqinjë që as mund ta përzëmë e as nuk mund të na përzërë.

Kuptohet që projektet për një interpretim të ri të historisë, të shkruar shkencërisht janë të vështira e të rënda sepse ato nuk i shërbejnë mitologjisë popullore dhe si rrjedhim as klasës politike e fetare në shtetet komb-fe të njësuar siç është rasti i Greqisë e cila nuk njeh asnjë pakicë kombëtare ku shteti është njësh me fenë ortodokse.

Historia ka një rol të rëndësishëm sepse ajo është përdorur e duhet përdorur si një disiplinë që mund të formësojë kushtet mbështetëse dhe pranimit në bazë të një mirëkuptimi të përbashkët të së kaluarës. Për këtë kanë më shumë nevojë vendet e Ballkanit, historitë e të cilave janë të mbingarkuara me Legjenda-Mite.

Etiketa: Austro-HungariahistoriografiaosmanePerandoria OsmanePërse nuk ka patur shkolla shqipe në periudhën osmane?RusiaSerbiashkolla shqipe

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Qeveria, gati projektligji i ri për falimentin e biznesit

Gjykatat sot rifillojnë normalisht punën, çështjet e vetme që do shqyrtohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com