Aretesi i Durrësit, filozofi që nuk është njohur më parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aretesi i Durrësit, filozofi që nuk është njohur më parë

20:35 | 26/04/2020
në Kryesore
0

Nga Dorian Hatibi*

Qyteti i Durrësit përgjatë historisë është shquar për arkitekturën e spikatur, artin, portin dhe veprat e mëdha inxhinierike, por pak jemi njohur me filozofët e qytetit.

Aretesi i Durrësit ishte një filozof dhe astronom që mendohet se jetoi në periudhën e antikitetit dhe sipas burimeve historike të zbuluara së fundmi qëndronte pëkrah kolosëve të filozofisë, si Aristoteli dhe Herakliti.

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Në vitin 238 të Erës Sonë (e.s.) një autor latin me emrin Censorinus ka shkruar një vepër të titulluar “De Die Natali”. Në këtë përmbledhje ai i referohet edhe një personazhi, të cilën ai e quan Aretes Dyrrachinus (Aretesi i Durrësit). Deri më sot nuk kemi asnjë referim tjetër në lidhje me Aretesin dhe çdo informacion në lidhje me të na vjen nga Censorinusi. Por, ndoshta kaq na mjafton për të vizatuar siluetën e këtij mjeshtri të antikitetit.

Më tej, në veprën e tij Censorinus është orvatur të bëjë një përmbledhje të dijes së deri atëhershme dhe historisë së njerëzimit duke pasur si pikë referimi atë që grekët, duke nisur me Esiodin, e quanin “Magnus Annus” (Viti i Madh), ndërsa romakët si Ovidi e quanin “Aurea Aetas” (Viti i Artë). Ky ishte një konceptim filozofik që e shihte jetën dhe historinë si një cikël, i cili përsëritet vazhdimisht, ku një “periudhë e artë” pasohet nga një “periudhë e argjendtë”, pra më pak e shkëlqyeshme.

Aretes gëzonte një reputacion shumë pozitiv ndër inteletualët e kohës, përderisa citohet në mesin e figurave të tilla si Aristarku i Samos, Aristotelit dhe Heraklitit. Ai ka qënë një kronograf, pra një historian, i cili e mbështeste punën e tij historiografike mbi idenë filofozofike greke të “Magnus Annus”.

Pikë së pari, pavarësisht se ne nuk e dimë periudhën e saktë, kur Aretesi ka jetuar, mund të deduktojmë nga disa të dhëna të tërthorta që jep vetë Censurino. Për shembull ai shprehet se vepra e tij është një “ripunim” i veprave të humbura tashmë të historianëve dhe filozofëve Marcus Terentius Varro (116 Para Erës Sonë [p.e.s] – 27 p.e.s) dhe Gaius Suetonius Tranquillus (69 e.s – 122 e.s). Pra, nga këtu mund të mendojmë se edhe Aretesi ka qenë pjesë e veprave të ndryshme historike dhe filozofike të paktën që nga shekulli I p.e.s.

Diçka tjetër mund të na thotë edhe vetë emri Aretes, qartësisht me origjinë helene dhe mbiemri Dyrrachinus, qartësisht romak. Nga këtu mund të dalim në përfundimin që bëhet fjalë për një personazh që ka jetuar pasi Roma nisi sundimin mbi qytetin e Dyrrahut, por kur ky ishte ende nën influencën e fortë kulturore helene.

Kështu mund të ngushtojmë periudhën e ekzistencës së tij në qytet nga gjysma e dytë e shekullit II p.e.s deri aty nga fillimi i gjysmës së parë të shekullit I p.e.s, pra midis viteve 150 p.e.s. – 50 p.e.s. Diçka më tepër dhe më të sigurtë ne dimë në lidhje me veprën dhe mendimin e tij, i cili na përcillet nga Censurino më me detaje.

Aretesi kishte arritur në përfundimin se bota kalon nëpër cikle të rregullta ndriçimi dhe degradimi apo shkatërrimi (cataclysmos), të cilat ndodhin çdo 5552 vite. Ky vit (ose “Viti më i Madh”, siç e quante Aristoteli) niste kur dielli, hëna dhe të gjitha planetet përfundonin kursin e tyre dhe riktheheshin në pikën e origjinës. Dimri i atij viti ishte tmerrësisht i ftohtë dhe i gjatë, ndërsa vera jashtëzakonisht e nxehtë dhe e zjarrtë. Aretesi, pra ishte edhe një njohës shumë i mirë i astronomisë.

Me siguri ai ka qenë autor i ndonjë vepre të njohur për kohën, e cila fatkeqesisht nuk ka arritur të vijë deri në ditët tona. Vepër, e cila me sa kuptohet duhet të ketë mbijetuar deri në kohën e Censorinos, pra deri në mesin e shekullit të III. Tërmeti i dhunshëm i vitit 345 të Erës Sonë, i cili me siguri shkatërroi bibliotekën e qytetit, dyndja e popujve dhe plaçkitjet që pasuan i dhanë goditjen tjetër. Dyrrahu i rraskapitur mes gjëmash natyrore e rrokopujash politike për pak e harroi filozofin e vet, i cili për nga referimi i qendronte në krah më të medhenjëve të kohës së tij.

* Dorian Hatibi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Për më shumë se një dekadë ka ushtruar kompetencën e tij në fushën e çështjeve sociale, duke shërbyer për disa vite edhe si lektor i Psikologjisë Kulturore dhe Sociologjisë, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. Aktualisht është fokusuar në zbardhjen e identitetit kulturor dhe social të qytetit të Durrësit përgjatë historisë.

* Foto në krye, filozofi Sokrat. Burimi: Pixabay.

/amfora.al/

Etiketa: antikitetiAretes DyrrachinusAretesi i DurrësitAristoteliastronomAurea AetasCensorinusiDorian HatibifilozoffilozofiHeraklitikolosëtMagnus AnnusViti i ArtëViti i Madh

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para
“Rama Ik”/ PDIU i bashkohet protestës së 6-të kombëtare të opozitës (live)

PDIU: I bëjmë thirrje Regjimit të facebook-ut të bëjë sa më shumë teste dhe të lajë duart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com