Policia e Fierit ka arrestuar një 73-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Dyshohet se i moshuari ka prekur në vende intime një miturën 9-vjeçare që mësohet se e ka fqinjë.
Denoncimi i ngjarjes është bërë në policinë e Fierit nga nëna e vajzës së mitur. Nga ana e policisë së Fierit është bërë shoqërimi dhe pritet zbardhja e ngjarjes.
Në prani të psikologes do të merret në pyetje edhe vajza për të hedhur dritë mbi ngjarjen.