Në Klinikën Infektive në Kosovë 48 pacientë, si paraqitet gjendja e tyre

Lexo edhe

Klinika Infektive në Kosovë ka bërë me dije se aktualisht të shtruar janë 48 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Mësohet se vetëm një prej pacientëve ndodhet në gjendje të rëndë, dhe po trajtohet me ventilim mekanik, ndërkohë që 12 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjendja e personave të tjerë të shtruar paraqitet e stabilizuar. Kujtojmë se deri më tani në Kosovë ka 630 persona të infektuar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa 18 persona kanë ndërruar jetë.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *