Bylykbashi: Pse gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të shtyhet vetëm 30 ditë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Pse gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të shtyhet vetëm 30 ditë

16:02 | 21/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pasi qeveria ka propozuar shtyrje deri në 23 qershor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vjen një reagim nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet vetëm 30 ditë, siç e përcakton edhe Kushtetuta.

MESAZHI I BYLYKBASHIT
Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet vetëm 30 dite!

Read more

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, plot dy muaj të tjerë.
Të gjitha vendet e tjera që sot kanë kriza të vërteta shëndetësore me qindra mijëra të sëmure e dhjetëra mijëra të vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kanë deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shumë që kundërshtojnë këto zgjatje masash, madje në SHBA ka protesta të mirëfillta në rrugë.
Sigurisht kushdo më pak mend në kokë, e kupton që nëpër rrugë, në tregje, supermarket, vende pune, por dhe në familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjeret me kriza të vertetë shendetësorë po i zgjasin vetëm 3-4 javë. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja është a ka Kryeministri të drejtë të propozojë një zgjatje sa i tekët qejfi dhe Parlamenti ta miratojë kërkesën pa kufizim?
Po nëse Qeveria i ka në xhep deputetët me gojën e mbyllur me maskë kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjasë Parlamenti afatin aq sa kërkon Kryeministri? Jo!
Afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 ditë dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar. Kushtetuta detyron që të merren masa të jashtëzakonshme që fatkeqësia natyrore, qoftë edhe pandemia, të përballen sipas afateve.‎ Nëse nuk mjafton, Qeveria të kërkojë në Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e parë, të arsyetoje dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe që të matet efikasiteti i masave. Ndërkohë të mos harrojmë se janë kufizuar të drejta e liri themelore kushtetuese për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, e para liria e lëvizjes.
Nëse do të kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykatën Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nëse Rama, nën pretekstin e koronavirusit, mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimin e lirive të shqiptarëve aq sa i leverdis pushtetit të tij edhe pse statistikat nuk e justifikojnë. Por falë Edi Ramës, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e sëmura, edhe pse sot e thonë të gjithë që është më mirë t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse janë ndër mburojat e para në ditën kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten.
Mos harroni Edi Rama do të përpiqet të gjëje arsye ta zgjasë gjendjen e pandemisë edhe kur ajo të jetë zhdukur tjetërkund. Nëse vendoset precedenti sot, mos u çuditni që Rama të përpiqet ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në një vit. Mos u çuditni as nëse në emër të emergjences së shëndetit publik, policët do t’ju masin temperaturën në hyrje të qëndrës së votimit dhe të vendosin ata nëse duhet të hyni apo jo të votoni për të vendosur kush duhet t’ju qeverisë. Kjo është epidemia tjetër që kërcënon dhe fshihet pas akteve për pushtet me akte normative të Kryeministrit, epidemia e Autokracisë. Tashmë dihet që masat mbrojese nga epidemitë merren herët dhe jo vonë.

93939735 10222262148612095 7255385616299327488 N
Etiketa: gjendja e fatkeqësisë natyroreish deputeti i partise demokratikeKushtetutaliria e lëvizjesOerd Bylykbashi

Të Lidhura

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Kë kursen bombula, e grin kallashi

Disa mendime, dyshime dhe bindje të miat mbi COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com