Në Itali, raportohet se 6 mjekë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lajmin e bën me dije federata kombëtare e urdhrit të mjekut italian, që përditëson në mënyrë të vazhdueshme numrin e viktimave, përfshirë mjekët në aktivitet, në pension, të cilët janë thirrur për të shërbyer në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.
Numri i përgjithshëm në total ka shkuar në 137 mjekë që kanë humbur jetën nga koronavirusi.