Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti nëpërmjet një postimi një rrjetet sociale ka thënë se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.
“1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera”, ka shkruar Hoti.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha se deri më tani nuk ka procedurë zhdoganimi për teste të Covid-19 nga Serbia dhe kur ato vijnë do të trajtohen sipas ligjeve.
“Për momentin në asnjë pikë doganore nuk ka një procedurë zhdoganimi për teste të Covid-19 nga Serbia, sidoqoftë edhe nëse vijnë ne i trajtojmë në bazë të legjislacionit tonë, varësisht se si deklarohen donacion apo dërgesë komerciale atë trajtim edhe e marrin”, ka thënë Stavileci.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...