Zbardhen të tjera detaje sa i takon të prekurve nga Covid-19 në Shkodër ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 40 vjeçare, banuese pranë stacionit të trenit e cila punonte në një fasoneri në qytetin e Shkodrës. Ajo prej një jave kishte shfaqur shenja klinike ndërkohë që pas testit ka rezultuar pozitive.
Rasti tjetër, i cili është konfirmuar pozitiv, janë dy persona nga e njëjta familje në lagjen Kiras ku njëri prej të cilëve punonte në Hidrocentral.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se personat e prekur janë karantinuar ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe po monitorohen nga stafi mjekësore.
Në Shkodër numri i të prekurve është 49, ndërkohë që në rang qarku shifra ka arritur në 53 të prekur.
Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –
Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në...










