Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë

15:32 | 08/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur se ka arritur në 184 numri i personave të prekur me koronavirus dhe në 5 numri i personave që kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

  

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja të infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik gjatë ditës së martë, janë testuar 259 mostra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në qendrën e studentëve në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre me vendbanim në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë, tre me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në fshatin Senik të Malishevës dhe nga një rast në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës, Ferizaj, Klinë, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Intitutit të Shëndetit Publik në Kosovë.

30 pacientë deri tash janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa, 49 persona po vazhdojnë trajtimin ne spital. “Nga 49 raste të infektuar me Covid 19, 40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe, 2 raste në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

Në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, nuk janë përfshirë rastet e personave të infektuar me koronavirus nga radhët e komunitetit serb. Por, sipas zyrtarëve lokal të komunave me shumicë serbe, janë 33 të prekur me Covid-19 ndërsa një person ka vdekur në një spital në qytetin e Nishit në Serbi.

Kufizimi i lëvizjes ende në fuqi

Masat e qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit që kufizojnë lirinë e lëvizjes nga ora 17:00 h e deri në orën 6:00 h të mëngjesit vazhdojnë të jenë në fuqi, ndonëse, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ato duhen pezulluar me 13 prill, sepse, ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Mirëpo, zyrtarë nga qeveria e Kosovës thonë se ata janë duke punuar për të parë që masat afërsisht të njejta të vazhdojnë të jenë në fuqi, por, duke u bazuar në legjislacion dhe akte nënligjore që nuk bien ndesh me Kushtetutën./dw

 

Etiketa: Instituti i Shëndetit Publik në KosovëKoronavirusiMasat e qeverisë së Kosovës

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Covid-19/ Spanja raporton 832 vdekje në 24 orët e fundit

OBSH: Kurba e epidemisë së koronavirusit në Spanjë është drejt rënies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com