Qëlluan me armë në ajër, arrestohen 7 persona në Dibër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëlluan me armë në ajër, arrestohen 7 persona në Dibër

12:38 | 08/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia ka arrestuar shtatë persona në Dibër pasi qëlluan me armë kallashnikov në ajër. Këta persona kanë qëlluar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:50 në ajër dhe fshehën armët në pyll.

Policia zbuloi dhe sekuestroi 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura. Po personat e arrestuar janë autorë të një sërë vjedhjesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Finalizohet me sukses operacioni policor “Soponika”.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët.

Gjatë operacionit gjendet i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër arrestojnë në flagrancë 7 persona dhe procedojnë penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.

Shërbimet e DVP Dibër, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën edhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Etiketa: 1 kallashnikov4 armë gjahu çifteDibërQëlluan me armë në ajër

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Lejohen të futen në Shqipëri 35 shqiptarë të bllokuar në kufi, karantinim 14-ditor në një hotel në Korçë (film)

Lejohen të futen në Shqipëri 35 shqiptarë të bllokuar në kufi, karantinim 14-ditor në një hotel në Korçë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com