Policia vendos rekord gjobash, ndëshkohen 5 biznese e 270 qytetarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia vendos rekord gjobash, ndëshkohen 5 biznese e 270 qytetarë

13:49 | 07/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndëshkuar me një gjobë prej 10.000 lekësh, 270 qytetarë, të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, “pa ndonjë arsye apo emergjencë.”

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 45-vjeçari A. B., banues në Tiranë, i cili është kapur drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.11 mg/l.

Read more

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.11 mg/l.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 270 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi K. J., 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjatë pasdites së djeshme duke lëvizur pa leje ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. GJ., 20 vjeç dhe E. J., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse janë  konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë.

Në Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi D. R., 33 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 49 vjeç, pasi janë konstatuar nga punonjësit e Policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në komisariat, ku shtetasi D. R. i ka kundërshtuar punonjësit me dhunë.

Në Pogradec, nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për personat e vetëkarantinuar,  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasja D. K., 32 vjeçe dhe  I. M., 26 vjeç, të cilët ishin kthyer nga një qytet i Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ishin vetëkarantinuar, por janë konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Sukth, gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Durrës është konstatuar i hapur për herë të dytë, lokali “Bar kafe” në administrim të shtetasit A. J., të cilit iu bllokua aktiviteti për 6 muaj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Etiketa: ndëshkohen 5 biznese e 270 qytetarëPoliciarekord gjobash

Të Lidhura

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
SHBA/ Të shtëna me armë në një universitet, dyshohet për 2 të plagosur

Arrin në 10.783 numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com