Nëse bota zgjohet në kohë, mund të jemi në rregull! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse bota zgjohet në kohë, mund të jemi në rregull!

18:43 | 06/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Valbona Sulçe

Jemi në vitin 2015. Kryeredaktori i “The Guardian” po përgatitet të lërë detyrën pas 20 vitesh në drejtimin e saj që nga 1995. Një gazetë që e mori nga vendi i nëntë në tregun britanik dhe e çoi në vendin e parë në tregun e mediave anglishtfolëse nga SHBA deri në Australi, në kohën kur gazetat po bliheshin nga pasanikët e çfarëdollojshëm si “gra trofe” dhe gjigandët e Sillicon Valley po bëheshin platforma më e madhe e shpërndarjes së informacionit në botë.

Gazeta që publikoi historinë e përgjimeve të NSA me Snowden dhe për të cilën rrezikoi burgun nga një komision hetimi parlamentar në vendin e tij. Gazeta që themeloi e praktikoi parimet e open journalism (gazetarisë së hapur), që eksperimentoi me web-in, atëherë kur të gjithë u çoroditën nga formula “reach before revenue”, që i rezistoi joshjes së tabloidëve duke u mbetur besnik parimeve të gazetarisë si interesi publik, që i rrëzoi muret e ngritura mes saj dhe lexuesve duke pranuar me përulje se lexuesit ishin më të ditur se gazetarët e duke nxitur bashkëpunimin për artikujt, duke u dhënë hapësirë argumenteve e komuniteteve. Gazeta që midis dilemave për ta bërë me pagesë informacionin, u dha besim lexuesve duke u dhënë statusin e anëtarëve në vend të abonentëve, sepse midis lajmit si produkt, lajmit si shërbim dhe lajmit si komunitet zgjodhi këtë të fundit.

Njeriu që nuk kishte nguruar t’i hipte avionit sa herë që nuhaste sinjale për botën që po vinte dhe të mësonte të fshehtat e teknologjisë nga djelmosha e çupërlina duke i vënë ato në përdorim të misionit të gazetarisë. Njeriu që përjetoi shndërrimin e gazetave në fletë opinionesh – nga newspaper në viewpaper. Që u lëkund disa herë me pyetjen torturuese: “Çfarë është gazetaria?” në përpjekjen titanike për të mbrojtur profesionin e gazetarëve, e cila dukej se po dilte jashtë loje në një botë që po i mbushte mendjen vetes se nuk kishte më nevojë për ndërmjetës dhe profesionistë të informacionit.

Një botë që po lëvizte me shpejtësi drite drejt online-it me pajisje si celularët, të cilët e aksesonin 150 herë në ditë. Një botë, ku e drejta e publikut për të ditur ngatërrohet me interesin publik.

Nëse misioni i gazetarisë është të ndajë të vërtetën nga e pavërteta dhe të synojë të publikojë të vërtetën, si do ta ndajmë, nëse duhet publikuar historia e një futbollisti që tradhëton gruan e tij nga historia e përgjimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të saj? Të dyja janë të vërteta, por jo të dyja janë interes publik.

Pra, çfarë porosish mund të kishte një kryeredaktor i tillë, me këtë histori mbi supe?
Alan Rusbridger mendonte se ende kishe vend për përmirësim.

“Ngrohja globale-, thotë ai – është tema që mund të kishim raportuar më mirë”.

“Dakord, gazetaria është më e mirë në raportimin e gjërave pasi kanë ndodhur sesa në parashikimin e fatit. Por, me ndihmën e shkencëtarëve që duhet të jenë më të pranishëm në lajme, ne duhet të jemi në gjendje të shohim çfarë na rezervon e ardhmja”-, mendon ai.

“Brenda kohës së fëmijëve tanë do të kemi me shumë gjasa ndikime të jashtëzakonshme në banueshmërinë e planetit, me pasoja të pathëna për shëndetin, sigurinë, burimet, migrimin, ushqimin, ekonominë dhe sëmundjet. A mund të thotë dikush tjetër një histori më të madhe?”.

Prill 2020. E mendoj Rusbrdiger në shtëpinë e tij në Londër këto ditë dhe përpiqem të imagjinoj çfarë ndjen një njeri, kur shikon situatën me koronavirusin.

Një njeri që besoi gjatë gjithë karrierës 40 vjeçare në gazetari se reporterët janë bletët e sistemit të informacionit. Dhe pa reporterët, sistemi vdes. Një njeri që nuk e pa domosdoshmërisht të keqe epokën e internetit, por u përpoq të përdorte të mirat e lidhjes që kjo botë solli në profesionin e gazetarit. Një njeri që luftoi me Murdoch-ët dhe ideve të tyre për gazetarinë e re, të clickbait-eve, të metodave kriminale të përgjimeve dhe kulturës së bullizmit me burimet, të skandaleve bosh që rrënuan besimin e njerëzve tek gazetaria. E megjithatë, nuk ia tundën besimin se misioni i gazetarisë është të vendosë çështje me rëndësi të lartë në mjedisin publik, në mënyrë që të debatohen dhe gjërat të ndryshojnë.

“Në një kohë të pasigurive të mëdha, ku askush nuk di asgjë, le të mbështetemi në ato që dimë”-, sugjeron Rusbridger.

“Ne e dimë që lexuesit e shikuesit në mbarë botën mbështeten te (dhe duan) organe të lajmeve që premtojnë dhe japin gazetari të ndershme, kërkuese dhe trime. Dhe ne e dimë se megjithë falsitetin, urrejtjen dhe gënjeshtrat, ka gjëra të mrekullueshme në botën e re të informacionit; njerëz që lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve të humanizmit, kompleksitetit, përvojave dhe integritetit. Këto dy botë, e reja dhe vjetra vazhdojnë të përplasen në një mjegull të dyshimit dhe keqkuptimit të ndërsjellë. Por, përplasjet mund të çlirojnë energji. Kombinimi i këtyre dy botëve mund të jetë ende diçka e mrekullueshme.
Ka shenja, të vogla, por shpresëdhënëse. Nëse bota zgjohet në kohë, mund të jemi në rregull. Më besoni, ne nuk e duam një botë pa LAJMIN”.

Ja pse libri i tij “Breaking News” është një lexim i domosdoshëm për gazetarët e rinj e të vjetër. Është një udhëtim mbresëlënës, por frymëzues në një mjedis, ku shumë herë duket pa rrugëdalje, por që tregon se mund të fitohet.

Etiketa: Alan RusbridgerbotaBreaking NewsgazetarigazetekryeredaktoriKryeredaktori i The GuardianlajmeThe GuardianValbona Sulçe

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
10 qytetet më romantike për muajin e mjaltit

Shtetet që do të ringrihen më shpejt ekonomikisht nga kriza e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com