Si çdo 5 Maj në Shqipëri rishfaqet figura e diktatorit Enver Hoxha. Por këtë vit zyrtarët e shtetit ishin kujdesur që figura e tij të mos shfaqej në të njëjtat foto ku bëhej ceremonia zyrtare, siç ka ndodhu në të shkuarën.
Në ceremoninë zyrtare shtetërore mungojnë këtë vit kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bujar Nishani.
Mazhoranca përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryeparlamentari Ilir Meta, ministrja Mimi Kodheli dhe deputeti Pandeli Majko.
Ndërsa simpatizantët e Partisë Komuniste vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave çdo 5 maj. Me parrulla në duart që mbajnë mbishkrime “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe foto të diktatorit Enver Hoxha, komunistët vendosën kurora me lule tek varrezat.